Berisha premton mbështetje për Pranverën arabe!!!!

Italiani Luca Volonte, President i partive popullore në asamblenë e Këshillit të Europës, bën pjesë tek sponsorët ndërkombëtarë të regjimit të Tiranës. Ka vizituar dje Shqipërinë, dhe ka takuar mikun e vet, Sali Berisha. Dhe ky i fundit, që gjithnjë e më shumë po ndaj aktivitetin e tij politik nga retorika (demagogji e skajshme), raportohet të ketë thënë, “se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe do të inkurajojë respektimin e të drejtave të njeriut edhe pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës vitin e ardhshëm”. Dhe pak më poshtë, nga pozicioni i kreut të qeverisë së një vendi që i duhet të marrë vitin e ardhshëm presidencën e Këshillit të Ministrave të KE-së, ka ecur në të njëjtën linjë: “Pranvera arabe u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracie dhe se vlerat e KE do të shërbejnë si një model për progresin demokratik të këtyre vendeve”.
Duhet guxim i madh që një si Berisha të flasë për inkurajimin e demokrcaisë në vende të tjera. Por ai e ka këtë guxim. Përballë Volonte-rave.
Re.Pu.
Comments
Ky taleban duhet zhdukur sa
<p>Ky taleban duhet zhdukur sa me pare, ky mini Kadaf qe s'eshte gje tjeter vecse nje kriminel e shtetshkaterrues po na premtoka mbeshtetje per pranveren arabe...kush eshte ky dhe cfare perfaqeson, cfare vendi perfaqeson ...nje vend te shkaterruar qe nuk mund te barazohet as me nje republike bananesh apo as me nje republike ish sovjetike, nje vend pa pike rendesie ne arenen nderkombetare. nje vend plehrash qe i fut krupen cdo te huaji qe e visiton. Nje vend pa asnje gje normale dhe te organizuar qe eshe vendet arabe e kane si etalon te te keqes dhe tallen me te. Ky kriminel qe nulvlen asnje grosh, ky injorant e provincial kujton se po u flet morracakeve te tropojes harron qe politikanet europiane ia kane bere daljen me kohe dhe denjojne t'a shohin me sy jo me te mbeshteten ne premtimet e tij donkishoteske. Pasi e ka degjeneruar dhe nxire imazhin e vendit te plehrave ky ditezi, ky vjedhes e vrases na ben edhe gazin e botes arabe tani. Vdekte sa me pare e u festofte vdekja e kesaj monstre.</p>
Asnji nga politikajt
<p>Asnji nga politikajt shqiptar, perfshi Berishen, nuk mund te jape leksione per respektimin e Demokracise dhe te Drejtave te Njeirut.</p>
Ben mire te jape shembullin e
Ben mire te jape shembullin e vet, per pranveren arabe, dhe te largohet si Mubaraku e Kadafi me shoke.
Add new comment