Skema e PS-së për mos humbur mazhorancën, me dorëzimin e 16 mandateve të deputetëve që do të bëhen ministra

Siç e kemi bërë të njohur për lexuesit tanë të Respublica-s edhe më parë, gjashtëmbëdhjetë ministrat e rinj që pritet të lënë mandatin e deputetit për atë të të ministrit, nëse do të dorëhiqen njëkohësisht, do të sillnin krijimin e një tjetër minorance në Kuvend me 67 deputetë, e cila nuk do të votonte dot qeverinë e re që kërkon 71 vota. Për të shmangur një periudhë të tillë dobësie, që mund të shfryetëzohej nga opozita, PD, mendohet se dorëzimi i mandatit mund të behet në grupe të caktuara ministrash, të cilët do të japin dorëheqje pjesë-pjesë. Ndoshta pesë e nga pesë, duke ruajtur kështu shumicën e votave në Parlament.
Ndonëse parimisht të gjithë ministrat duhet të japin dorëheqjen, brenda së majtëve ky qëndrim i kryeministrit nuk është se është pranuar nga të gjithë. Ka patuar edhe nga ata ministra që kanë pranuar me kundërshti “urdhrin” që duhet të zbatohet nga të gjithë. Lidhur me këtë fakt, në parlament i bie që të jenë plotë 160 deputetë së bashku me ministrat. Kjo u kundërshtua edhe nga kryeministri në detyrë, Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë e re se do tu kushtonte shqiptarëve më shumë se ajo që kishte drejtuar ai për 8 vite me radhë.
Gazeta Shqiptarja.com komenton në numrin e saj të sotëm këtë fakt dhe nga ana tjetër boton listën ministra që do të japin dorëheqje si dhe listën e deputetëve të radhës që do të marrin mandatin pas tyre, të cilën po e paraqesim edhe ne më poshtë:
MINISTRAT QË JAPIN DORËHEQJEN:
1. Shkëlqim Cani: Ministria e Financave
2. Saimir Tahiri: Ministria e Brendshme
3. Mimi Kodheli: Ministria e Mbrojtjes
4. Ditmir Bushati: Ministria e Jashtm
5. Klajda Gjosha: Ministria e Integrimit Europian
6. Nasip Naço: Ministria e Drejtësisë
7. Arben Ahmetaj: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
8. Damian Gjiknuri: Ministria e Energjisë dhe Industrisë
9. Eglantina Gjermeni: Ministria e Zhvillimit Urban
10. Edmond Haxhinasto: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
11. Edmond Panariti: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
12. Ilir Beqja: Ministria e Shëndetësisë
13. Lindita Nikolli: Ministria e Arsimit dhe Sportit
14. Erjon Veliaj: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Mirela Kumbaro: Ministria e Kulturës
16. Lefter Koka: Ministria e Mjedisit
DEPUTETËT QË PRITET TË MARRIN MANDATIN:
GRUPI PS
Tiranë
Enkelejda Shkreli
Ervin Bushati
Blerina Gjylameti
Erjeta Alhysa
Durrës
Shkëlqim Troplini
Elbasan
Arben Kamami
Fier
Adelina Rista
Anduel Xhindi
Dibër
Hasan Ceni
Lezhë
Mejreme Delishi
Gjirokastër
Vladimir Kosta
Dashamir Kamberi
GRUPI I LSI
Tiranë
Kejdi Mehmetaj
Berat
Selfo Kapllani
Durrës
Bujar Derveni
Elbasan
Miranda Rira
Zh.
Comments
Keni lene ne liste Mirela
<p>Keni lene ne liste Mirela Kumbaron e cila nuk eshte deputete dhe nuk ka asnje mandat per te dorezuar, dhe keni harruar Milena Hariton - e cila eshte deputete dhe duhet te dorezoje mandatin si ministre e inovacionit. </p>
Me ate Kejdi Mehmetaj beri
<p>Me ate Kejdi Mehmetaj beri histori LSI-ja, ne kuptimin e keq te fjales ...</p>
Ore po kryeministri vete nuk
<p>Ore po kryeministri vete nuk do e dorezoje mandatin? Do vazhdoje te jete deputet Rama? </p>
Add new comment