Skema e PS-së për mos humbur mazhorancën, me dorëzimin e 16 mandateve të deputetëve që do të bëhen ministra

Postuar në 30 Gusht, 2013 10:10

Siç e kemi bërë të njohur për lexuesit tanë të Respublica-s edhe më parë, gjashtëmbëdhjetë ministrat e rinj që pritet të lënë mandatin e deputetit për atë të të ministrit, nëse do të dorëhiqen njëkohësisht, do të sillnin krijimin e një tjetër minorance në Kuvend me 67 deputetë, e cila nuk do të votonte dot qeverinë e re që kërkon 71 vota. Për të shmangur një periudhë të tillë dobësie, që mund të shfryetëzohej nga opozita, PD, mendohet se dorëzimi i mandatit mund të behet në grupe të caktuara ministrash, të cilët do të japin dorëheqje pjesë-pjesë. Ndoshta pesë e nga pesë, duke ruajtur kështu shumicën e votave në Parlament.

Ndonëse parimisht të gjithë ministrat duhet të japin dorëheqjen, brenda së majtëve ky qëndrim i kryeministrit nuk është se është pranuar nga të gjithë. Ka patuar edhe nga ata ministra që kanë pranuar me kundërshti “urdhrin” që duhet të zbatohet nga të gjithë. Lidhur me këtë fakt, në parlament i bie që të jenë plotë 160 deputetë së bashku me ministrat. Kjo u kundërshtua edhe nga kryeministri në detyrë, Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë e re se do tu kushtonte shqiptarëve më shumë se ajo që kishte drejtuar ai për 8 vite me radhë.

Gazeta Shqiptarja.com komenton në numrin e saj të sotëm këtë fakt dhe nga ana tjetër boton listën ministra që do të  japin dorëheqje si dhe listën e deputetëve të radhës që do të marrin mandatin pas tyre, të cilën po e paraqesim edhe ne më poshtë:

MINISTRAT QË JAPIN DORËHEQJEN:

1. Shkëlqim Cani: Ministria e Financave

2. Saimir Tahiri: Ministria e Brendshme

3. Mimi Kodheli: Ministria e Mbrojtjes

4. Ditmir Bushati: Ministria e Jashtm

5. Klajda Gjosha: Ministria e Integrimit Europian

6. Nasip Naço: Ministria e Drejtësisë

7. Arben Ahmetaj: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

8. Damian Gjiknuri: Ministria e Energjisë dhe Industrisë

9. Eglantina Gjermeni: Ministria e Zhvillimit Urban

10. Edmond Haxhinasto: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

11. Edmond Panariti: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

12. Ilir Beqja: Ministria e Shëndetësisë

13. Lindita Nikolli: Ministria e Arsimit dhe Sportit

14. Erjon Veliaj: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

15. Mirela Kumbaro: Ministria e Kulturës

16. Lefter Koka: Ministria e Mjedisit

 

DEPUTETËT QË PRITET TË MARRIN MANDATIN:

GRUPI PS

Tiranë

Enkelejda Shkreli

Ervin Bushati

Blerina Gjylameti

Erjeta Alhysa                         

Durrës

Shkëlqim Troplini

Elbasan

Arben Kamami

Fier

Adelina Rista

Anduel Xhindi

Dibër

Hasan Ceni

Lezhë

Mejreme Delishi

Gjirokastër

Vladimir Kosta

Dashamir Kamberi

 

GRUPI I LSI

Tiranë

Kejdi Mehmetaj

Berat

Selfo Kapllani

Durrës

Bujar Derveni

Elbasan

Miranda Rira

Zh.

 

Comments

Submitted by eni (not verified) on

<p>Keni lene ne liste Mirela Kumbaron e cila nuk eshte deputete dhe nuk ka asnje mandat per te dorezuar, dhe keni harruar Milena Hariton - e cila eshte deputete dhe duhet te dorezoje mandatin si ministre e inovacionit.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Me ate Kejdi Mehmetaj beri histori LSI-ja, ne kuptimin e keq te fjales ...</p>

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Ore po kryeministri vete nuk &nbsp;do e dorezoje mandatin? Do vazhdoje te jete deputet Rama?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.