Halimi mer “hak” për 21 janarin

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 08:06

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kërkon procedimin disiplinor ndaj kryeprokurorit të Tiranës, Sokol Malaj. Ky i fundit drejton hetimet për ngjarjet e 21 janarit, në një kohë që midis qeverisë dhe akuzës ka pasur “përplasje” për këtë çështje, aq sa mazhoranca aktuale ngriti një komision hetimor pas “puçit të shtetit” dhe vendosi në krye deputetin e atëhershëm, Eduart Halimi, tashmë ministër i Drejtësisë. Arsyeja e kërkesës për procedimin disiplinor ndaj Malajt është politika e dënimit e ndjekur ndaj të pandehurit Konstandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani, i cili u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet burg.

Në letrën dërguar Presidentit Topi dhe Kryeprokurores Ina Rama, ministri Halimi justifikon veprimin duke u shprehur se: “siguria publike dhe jeta e qytetarëve janë absolutisht parimet më të rëndësishme të cilat duhet të sigurojnë sundimin e ligjit në vend. Barazia e njëjtë para ligjit për të gjitha subjektet dhe ndjekja e së njëjtës politikë penale, janë parime fondamentale të parashikuara shprehimisht si themele të Kushtetutës”. Sipas tij, një politikë penale që kërkon vetëm 2 vjet burgim ndaj agresorëve të jetës së qytetarëve, është e papranueshme.

Vetë Sokol Malaj shprehet se përgjigjet e mbrojtjes së tij do t’i japë para Këshillit të Prokurorisë dhe Kryeprokurores Ina Rama nëse do të duhet. Ndërkohë që nga prokurorët në tërësi kjo nismë e Halimit shihet si një “hakmarrje” personale ndaj akuzës, pasi komisioni hetimor nuk ka gjetur asnjë të dhënë që të implikojë drejtuesit e prokurorisë në këtë çështje.

A.K.

 

Comments

Submitted by Rradikalisti (not verified) on

<p>Ky ska ci ben gomarit dhe i bie samarit, po ku jan futur nje tuf idiotash ne qeverri, nuk jan gje tjeter vecse disa zvarranik qe Saliu i perdor si kukulla per pushtetine &nbsp;tij personal, turp per keta njerez qe i vene mbas valles nje plaku te semure.</p>

Submitted by Ermal (not verified) on

<p>Sipas kesaj llogjike i bie qe te kerkohet te merret mase per z. Halimi per cdo here qe nuk ka reaguar zyrtarisht per rastet kur vrasesit jane denuar pak apo ceshtjet gjyqesore jane pushuar apo zgjatur. Sepse bazuar tek letra e tij: &quot;....siguria publike dhe jeta e qytetarëve janë absolutisht parimet më të rëndësishme të cilat duhet të sigurojnë sundimin e ligjit në vend. Barazia e njëjtë para ligjit për të gjitha subjektet dhe ndjekja e së njëjtës politikë penale, janë parime fondamentale të parashikuara shprehimisht si themele të Kushtetutës..&quot; Prandaj zoti Halimi duhet te japi doreheqjen dhe te merren masa ndaj ti sepse ne pozita zyrtare nuk ka reaguar fare ndaj ceshtjes gerdeci, abuzimeve me rrugen e kombit dhe 21 janarin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.