Rishfaqet Mihal Delijorgji, tani si pronar i truallit nga ku po dëbohen romët

Postuar në 10 Gusht, 2013 10:25

Një nga të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 njerëz, Mihal Delijorgji, është rishfaqur në skenë, por kësaj here si pronari i truallit ku prej disa ditësh ka nisur dëbimi me forcë i familjeve rome. Në atë tokë është parashikuar të ndërtohet një kompleks pallatesh. “A1 Report” ka filmuar Delijorgjin brenda zonës së rrethuar dhe thotë se punimet nuk janë ndaluar, siç edhe ishte urdhëruar para ca ditësh, por përkundrazi vazhdojnë, ndërsa romët kërcënohen. “Kjo nuk është e romëve, dilni jashtë!", i është drejtuar Delijorgji kameras së A1 Report. “Eshtë pronë private zonjë; ose dil ose lajmëroj policinë. Nuk ke të drejtë të shkelësh këtu, vazhdo jashtë!"

A1 Report thotë se megjithëse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj urdhëroi mbrojtjen e familjeve rome, asnjë patrullë policie nuk duket pranë. Prej disa ditësh, edhe Avokati i Popullit ka bërë thirrje për zgjidhjen e kësaj situate, në mbrojtje të familjeve rome. Ndërkohë, Amnesty International është shprehur se as qeveria dhe as bashkia nuk kanë bërë asgjë për t'i ndihmuar apo atrehuar përkohësisht familjet rome.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by zeni (not verified) on

<p>Po ne Shqiperi perdhunohet haptas shumica, dhe jo me pakicat!!!</p>

Submitted by Bard (not verified) on

te shohim ç'ka per te thene per kete rast ministri i ardhshem i rendit, apo kryeministri i ardhshem. Do te ishte nje rast i shkelqyer per te treguar qe nuk kane te bejne me arkitektin e vdekjes ne Shperthec, siç edhe i akuzojne, por nuk ma ha mendja...

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>C eshte gjithe kjo gurgule per romet!? Perpara disa muajsh u nxorren ne rruge &nbsp;pa ju dhene asnje mundesi strehimi me mijra qytetare nga shtepite e pronareve dhe si opozita ashtu dhe media bene sehirxhiun.Hipokrizi e gjalle para Amnesty</p><p>International.</p>

Submitted by davidi (not verified) on

<p>Keshtu eshte kur pershtatesh dhe i quan Rome kur ne fakt jane Cigane, njerez pa banim fiks, pa shtepi, njerez tendash e kasollesh. Ceshtja nuk ekziston, nuk mund te kene shtepi te patundshme ata qe e kane ne karakteristike jetesore rrugen.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.