Rishfaqet Mihal Delijorgji, tani si pronar i truallit nga ku po dëbohen romët

Një nga të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 njerëz, Mihal Delijorgji, është rishfaqur në skenë, por kësaj here si pronari i truallit ku prej disa ditësh ka nisur dëbimi me forcë i familjeve rome. Në atë tokë është parashikuar të ndërtohet një kompleks pallatesh. “A1 Report” ka filmuar Delijorgjin brenda zonës së rrethuar dhe thotë se punimet nuk janë ndaluar, siç edhe ishte urdhëruar para ca ditësh, por përkundrazi vazhdojnë, ndërsa romët kërcënohen. “Kjo nuk është e romëve, dilni jashtë!", i është drejtuar Delijorgji kameras së A1 Report. “Eshtë pronë private zonjë; ose dil ose lajmëroj policinë. Nuk ke të drejtë të shkelësh këtu, vazhdo jashtë!"
A1 Report thotë se megjithëse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj urdhëroi mbrojtjen e familjeve rome, asnjë patrullë policie nuk duket pranë. Prej disa ditësh, edhe Avokati i Popullit ka bërë thirrje për zgjidhjen e kësaj situate, në mbrojtje të familjeve rome. Ndërkohë, Amnesty International është shprehur se as qeveria dhe as bashkia nuk kanë bërë asgjë për t'i ndihmuar apo atrehuar përkohësisht familjet rome.
Re.Pu
Comments
Po ne Shqiperi perdhunohet

Po ne Shqiperi perdhunohet haptas shumica, dhe jo me pakicat!!!

te shohim ç'ka per te thene
te shohim ç'ka per te thene per kete rast ministri i ardhshem i rendit, apo kryeministri i ardhshem. Do te ishte nje rast i shkelqyer per te treguar qe nuk kane te bejne me arkitektin e vdekjes ne Shperthec, siç edhe i akuzojne, por nuk ma ha mendja...
C eshte gjithe kjo gurgule

C eshte gjithe kjo gurgule per romet!? Perpara disa muajsh u nxorren ne rruge pa ju dhene asnje mundesi strehimi me mijra qytetare nga shtepite e pronareve dhe si opozita ashtu dhe media bene sehirxhiun.Hipokrizi e gjalle para Amnesty

International.

Kush ja ka dhene keto lejet

Kush ja ka dhene keto lejet ketij Mihalit?

Keshtu eshte kur pershtatesh

Keshtu eshte kur pershtatesh dhe i quan Rome kur ne fakt jane Cigane, njerez pa banim fiks, pa shtepi, njerez tendash e kasollesh. Ceshtja nuk ekziston, nuk mund te kene shtepi te patundshme ata qe e kane ne karakteristike jetesore rrugen.

Add new comment