Qeveria e re parashikon krijimin e një autoriteti më të lartë të kontrollit financiar

Postuar në 04 Gusht, 2013 05:49

Në numrin e saj të sotëm, Shqiptarja.com thotë se mazhoranca e re po bëhet gati të konstituojë një Autoritet Qendror Financiar, i cili sipas burimeve nga PS-ja, do të jetë autoriteti më i lartë i kontrollit financiar në vend, i cili do të ketë të drejtë vetoje mbi të gjitha bordet e tjera në këtë fushë shumë të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Ndonëse emërtimi i saktë i institucionit nuk është përcaktuar ende, gazeta thotë se ai do të ketë kompetenca mbikëqyrjeje edhe mbi autoritetet aktuale mbikëqyrëse, duke nisur nga ai i Bankës qendrore.

“Një Autoritet i tillë do të kishte mundësi reale që, në bashkëpunim me Byronë e planifikuar Kombëtare të Hetimit, të organizonte një luftë të suksesshme kundër krimit të organizuar në sektorin ekonomiko-financiar”, shkruan gazeta. Ndërsa, Këshilli Ekonomik Kombëtar, që deri pak më parë ishte thjesht një organ i PS-së, mund të shërbejë si organ konsultativ i qeverisë së re, ku do të diskutohen të gjitha politikat, reformat, projektligjet, paketat fiskale, me biznesin dhe shoqërinë civile, para paraqitjes së tyre në Kuvend.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Sa kushtetuese jane institucione si ky apo si Byroja e Hetimit Kombetar? Se me duket sikur heqin pushtetin e institucioneve te pavarura dhe e vene te gjithe nen kontrollin e ekzekutivit, pra te kryeministrit.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

E keqia nuk është se mungojnë ligjet a institucionet! E keqia është se të vjen Ilir Meta me bllok, Shkëlzen Berisha me valixhe të zezë e kështu me radhë. Nuk ka e nuk ka për të pasur INSTITUCIONE të PAVARURA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.