Qeveria e re parashikon krijimin e një autoriteti më të lartë të kontrollit financiar

Në numrin e saj të sotëm, Shqiptarja.com thotë se mazhoranca e re po bëhet gati të konstituojë një Autoritet Qendror Financiar, i cili sipas burimeve nga PS-ja, do të jetë autoriteti më i lartë i kontrollit financiar në vend, i cili do të ketë të drejtë vetoje mbi të gjitha bordet e tjera në këtë fushë shumë të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Ndonëse emërtimi i saktë i institucionit nuk është përcaktuar ende, gazeta thotë se ai do të ketë kompetenca mbikëqyrjeje edhe mbi autoritetet aktuale mbikëqyrëse, duke nisur nga ai i Bankës qendrore.
“Një Autoritet i tillë do të kishte mundësi reale që, në bashkëpunim me Byronë e planifikuar Kombëtare të Hetimit, të organizonte një luftë të suksesshme kundër krimit të organizuar në sektorin ekonomiko-financiar”, shkruan gazeta. Ndërsa, Këshilli Ekonomik Kombëtar, që deri pak më parë ishte thjesht një organ i PS-së, mund të shërbejë si organ konsultativ i qeverisë së re, ku do të diskutohen të gjitha politikat, reformat, projektligjet, paketat fiskale, me biznesin dhe shoqërinë civile, para paraqitjes së tyre në Kuvend.
Re.Pu
Comments
Sa kushtetuese jane
<p>Sa kushtetuese jane institucione si ky apo si Byroja e Hetimit Kombetar? Se me duket sikur heqin pushtetin e institucioneve te pavarura dhe e vene te gjithe nen kontrollin e ekzekutivit, pra te kryeministrit. </p>
E keqia nuk është se
E keqia nuk është se mungojnë ligjet a institucionet! E keqia është se të vjen Ilir Meta me bllok, Shkëlzen Berisha me valixhe të zezë e kështu me radhë. Nuk ka e nuk ka për të pasur INSTITUCIONE të PAVARURA.
Add new comment