Koço Danaj starton nga Mynihu nismën: “Një milion firma, për një shtet shqiptar”

Postuar në 20 Korrik, 2013 12:19

E përditshmja austriake, Die Presse, ka përcjellë një deklaratë të Koço Danajt të mbajtur në një konferencë të Mynih, ku ai thotë se shumë shpejt do të nisë mbledhja e një milion firmave nga shqiptarët e diasporës. Synimi i kësaj nisme është realizimi i një peticioni peticion masiv, me të cilin shqiptarët t’i bëjnë presion bashkësisë ndërkombëtare për të realizuar qëllimin e tyre, bashkimin në një shtet të vetëm. “Deri në muajin nëntor duhet të mblidhen një milion nënshkrime nga shqiptarët e diasporës, të cilët jetojnë jashtë ‘Shqipërisë Natyrale’”, citohet të ketë thënë Danaj. Por, e përditshmja austriake shkruan se “BE-ja e kundërshton fuqimisht këtë projekt”.  Pas grumbullimit të nënshkrimeve, ato do t’iu dërgohen, pos tjerash, edhe qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Austrisë. Projekti duket se ka nisur me grumbullimin e mbrëmshëm të firmave në sheshin Karlsplatz të Mynihut.

Re.Pu

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Bravo Danaj! Ketij veprimi duhet t'i shtosh edhe piken tjeter qe "shqiptaret nuk e duan Europen para bashkimit me Kosoven"... Ndoshta keshtu zgjohet nga gjumi europa...

Submitted by Saimir (not verified) on

Koco Danaj ka nisur nje nisme reale dhe shqiptaret kudo duhet ta mbeshtesin. Pak rendesi ka ne se i pelqen fuqive te huaja apo jo. Ato duhet te dine mire e te njohin vullnetin e kombit tone.
Por qe kjo nisme te jete e suksesshme, ajo nuk duhet lejuar te behet pré e shtypit dhe politikes.

Submitted by Gjon (not verified) on

Koço Danaj starton nga Mynihu nismën

Po sikur te shkruhej : Koco Danaj nga Mynihu merr nismen per peticionin:...

A nuk do te tingellonte me mire ne gjuhen shqipe???

Persa i perket nismes ne vetvete mendoj se nje gje e tille do te krijonte vetem destabilizim ne nje zone te nxehte si ajo e ballkanit ku nacionalizmat jane gati te shperthejne nga cdo plasaritje  politike,  ekonomike apo shoqerore .

Submitted by Anonim (not verified) on

"Koco Danaj nga Mynihu merr nismen per peticionin:..."
Gjon, ti thua "tingëllon" më mirë?
Mund të na thuash se kush e kishte lenë në Mynih për ta "marrë" z. Danaj?

Submitted by Gjon (not verified) on

Anonim,
Sa vete jeni ju apo me mire ne emer te kujt po flet qe perdor veten e pare shumes? Shume interesant fakti qe nje anonim behet zedhenesi i nje grupi personash.
Sidoqofte, ne shqip perdoret "marr nismen/iniciativen edhe pse duke lexuar me kujdes artikullin per rastin ne fjale mund te shkruhej: Fillon nga Mynihu mbledhja e firmave per peticionin...

Submitted by anticensurë (not verified) on

një nismë,për mendimin tim,e mirë!!për momentin nuk ka për të sjellë gjë,por në fund të fundit zgjon nje¨rezit nga gjumi!!shpresoj që të mbetet një nismë shqptare dhe jo të këthehet për përfitime politike!!të shohim sa trasparente do të jetë në veprimet e saj!as gjermanë e europianë nuk kanë përse të tmerrohen!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.