Koço Danaj starton nga Mynihu nismën: “Një milion firma, për një shtet shqiptar”

E përditshmja austriake, Die Presse, ka përcjellë një deklaratë të Koço Danajt të mbajtur në një konferencë të Mynih, ku ai thotë se shumë shpejt do të nisë mbledhja e një milion firmave nga shqiptarët e diasporës. Synimi i kësaj nisme është realizimi i një peticioni peticion masiv, me të cilin shqiptarët t’i bëjnë presion bashkësisë ndërkombëtare për të realizuar qëllimin e tyre, bashkimin në një shtet të vetëm. “Deri në muajin nëntor duhet të mblidhen një milion nënshkrime nga shqiptarët e diasporës, të cilët jetojnë jashtë ‘Shqipërisë Natyrale’”, citohet të ketë thënë Danaj. Por, e përditshmja austriake shkruan se “BE-ja e kundërshton fuqimisht këtë projekt”. Pas grumbullimit të nënshkrimeve, ato do t’iu dërgohen, pos tjerash, edhe qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Austrisë. Projekti duket se ka nisur me grumbullimin e mbrëmshëm të firmave në sheshin Karlsplatz të Mynihut.
Re.Pu
Comments
Bravo Danaj! Ketij veprimi

Bravo Danaj! Ketij veprimi duhet t'i shtosh edhe piken tjeter qe "shqiptaret nuk e duan Europen para bashkimit me Kosoven"... Ndoshta keshtu zgjohet nga gjumi europa...

Koco Danaj ka nisur nje nisme
Koco Danaj ka nisur nje nisme reale dhe shqiptaret kudo duhet ta mbeshtesin. Pak rendesi ka ne se i pelqen fuqive te huaja apo jo. Ato duhet te dine mire e te njohin vullnetin e kombit tone.
Por qe kjo nisme te jete e suksesshme, ajo nuk duhet lejuar te behet pré e shtypit dhe politikes.
Koço Danaj starton nga Mynihu

Koço Danaj starton nga Mynihu nismën

Po sikur te shkruhej : Koco Danaj nga Mynihu merr nismen per peticionin:...

A nuk do te tingellonte me mire ne gjuhen shqipe???

Persa i perket nismes ne vetvete mendoj se nje gje e tille do te krijonte vetem destabilizim ne nje zone te nxehte si ajo e ballkanit ku nacionalizmat jane gati te shperthejne nga cdo plasaritje politike, ekonomike apo shoqerore .

"Koco Danaj nga Mynihu merr
"Koco Danaj nga Mynihu merr nismen per peticionin:..."
Gjon, ti thua "tingëllon" më mirë?
Mund të na thuash se kush e kishte lenë në Mynih për ta "marrë" z. Danaj?
Anonim, Sa vete jeni ju apo
Anonim,
Sa vete jeni ju apo me mire ne emer te kujt po flet qe perdor veten e pare shumes? Shume interesant fakti qe nje anonim behet zedhenesi i nje grupi personash.
Sidoqofte, ne shqip perdoret "marr nismen/iniciativen edhe pse duke lexuar me kujdes artikullin per rastin ne fjale mund te shkruhej: Fillon nga Mynihu mbledhja e firmave per peticionin...
Deshiroj që të realizohet ky
Deshiroj që të realizohet ky project
një nismë,për mendimin tim,e

një nismë,për mendimin tim,e mirë!!për momentin nuk ka për të sjellë gjë,por në fund të fundit zgjon nje¨rezit nga gjumi!!shpresoj që të mbetet një nismë shqptare dhe jo të këthehet për përfitime politike!!të shohim sa trasparente do të jetë në veprimet e saj!as gjermanë e europianë nuk kanë përse të tmerrohen!!!

Add new comment