Baton Haxhiu, në një diskurs për neo-islamizmin (fashistoid?) në Kosovë: "duan pushtet"

Postuar në 18 Korrik, 2013 08:27

Baton Haxhiu, analizon Islamin radikal shqiptar në përgjigje të një mikut të tij që i ankohet për imam Shefqet Krasniqin (“figura dhe lidhjet e tij me rrjete të ndryshme nga skena radikale islame që gjenden në observim e sipër nga shumë shtete demokratike. Tekstet e zotërisë në fjalë shquhen nga një antioksidentalizëm – çka është e natyrshme-  të theksuar, duke minuar sidomos vlerat iluministe dhe ato demokrate-republikane të rendit evropian”)

Haxhiu vëren se Kosova e pasluftës po ballafaqohet me fillet e reja të një gjuhe tjetër të besimit islam.

“...“sunduesit” e së drejtës islame në Kosovë, besimin nuk e shohin mbi vlerat e besimit dhe mbi dëshirën për të besuar. Ata po ndërhyjnë në pikën kryesore të shoqërisë kosovare: islamistët e rinj po ndërtojnë diskursin në një hapësirë perëndimore siç është Kosova duke dashur që gjuha që flasin të përshkruhet si gjuhë e “Rilindjes”, të një Islami antiperëndimor. Ky diskurs e ka bazën e paprekur që nga koha e themeluesit të Islamit – që feja dhe shteti duhet të jenë bashkë. Dhe, kjo gjuhë, edhe nga të rinjtë e ardhur në Kosovë (Islam), pas kaq shekujsh të Islamit nuk kanë ardhur me ide dhe bindje të reja, të reformuara, të ndryshuara. Model ky i gjykimit fashist, që praktikojnë edhe neoislamistët prezentë në Kosovën e pasluftës” shkruan Batoni.

Duke i analizuar më tej ‘islamistët e rinj’ Haxhiu mbrrin në përfundimin se ata ”...nuk duan besim. Ata duan pushtet sepse për ta Islami është shteti. Për ta identiteti dhe qeverisja janë të bashkuara dhe janë të ngulitura në kokën, kujtesën dhe ndërgjegjen nëpërmjet shkrimeve, bisedave, klandestinizmit, rekrutimit të fëmijëve dhe gjuhës, që përdoret në shumicën e xhamive të Kosovës. Islamistët e rinj pra, sipas kësaj logjike,  ndarjen e shtetit nga feja e shohin të pakuptimtë, sepse i konsiderojnë këto dy entitete të pandara.”

Dhe në fund Haxhiu mëton se duhet ta identifikojmë islamin radikal si fashizoid – pa u brengosur nëse disa prej nesh kërcënohemi. “Ne do të flasim ndershmërisht rreth ekstremistëve në mesin e Islamit të ndershëm në Kosovë, që ka një tradite tolerance me dekada.”

k.c.

i plotë:

http://ina-online.net/opinione/32906.html

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Mos thoni se e kam shkrue un kete artikull. Ha,ha,ha.

Submitted by a.b's (not verified) on

Nuk e themi jo. Ama edhe qe ky tipi eshte me i mencur se ty nuk e themi dot.

Submitted by Anonim (not verified) on

E nderuara redaksi, pavaresisht temes, mos u merrni me Baton Haxhiun sepse dukeni joserioz!!!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Islamizmi permban SHERIATIN, ligjin e Muhametit te shekullit te VII, i cili asht shkelje e Kushtetutes Shqiptare dhe e te Drejtave te Njeriut. Te ngrehin doren ai qe asht kundra Kushtetutes Shqiptare dhe kundra te Drejtave te Njeriut. Ha,ha,ha.

Pra asht islamizmi kunder qytetnimit e jo e kunderta.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Se ku e shikonë ky Haxhiu islamin e ndershëm ai vetë dhe muhamedi e di sa më shpejtë ta kuptojnë Kosovarët dhe sidomos rinia Kosovare të largohen sa më shpejtë nga islami se vetëm dëme dhe marëzira do sjelli shikoni në Shqipër të gjitha kronokat e zeza që jepen protaganist janë myslimët dhe vetëm myslimët prandaj sa më shpejtë që të jetë e mundur ta nxjerim jashtë trojeve tona kombëtare

Submitted by protaganisti (not verified) on

Po Leondardo, patjeter, nuk ka muslimane te ndershem dhe vetem at i bejne krimet ne kroniken e zeze. Sa me pare t'i nxjerrim jashte trojeve kombetare dhe nuk do kemi me kronike te zeze

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.