“Kush na e ka fajin” dhe një barcaletë me vlonjatë e Baxhakut

Për të treguar se kemi jetuar me idenë (jo dhe aq demokratike) se fajin na e ka “i madhi”, Fatos Baxhaku e nis me një barcaletë shkrimin e sotëm te Shqip, të titulluar “po tani, cili do të na e ketë fajin?”:
“Dy shokë të ngushtë e kishin bërë zakon që të pinin kafen e mëngjesit gjithmonë bashkë e gjithnjë në të njëjtin klub të lagjes. Një ditë prej ditësh njëri prej të dyve po rrinte turivarur. Ishte krejt i dërrmuar. Dukej sheshit që diçka e rëndë i kishte ndodhur. “Pa më thuaj ç’të ka ndodhur! Jemi apo nuk jemi vëllezër xhanëm!?”, i drejtohet shoku i merakosur. Porse fatkeqi, në fillim, refuzonte të tregonte se çfarë i kishte ndodhur një natë më parë. Bam e bum e bum e bam, ky muhabet vazhdoi nja dy orë të mira. Si u rrëkëllyen disa kupa me raki të fortë Sevasteri, më në fund fatkeqi vendosi të rrëfehej: “Gruaja dje e dinte se unë isha me shërbim. Shërbimi u anulua. Kur u ktheva në shtëpi e gjeta gruan në shtrat me një tjetër. Hall i madh byrazer”. A e dini si reagoi shoku? “Jo more jo, edhe këtë punë ta bëri Saliu!”, protestoi ai fuqishëm.”
Arsyen se pse e kërkojmë te “beu” që kemi në shpinë dhe të mirën dhe të keqen, Baxhaku e gjen te kultura e mangët demokratike, duke pohuar se “ka qenë vetë Berisha që e ngriti këtë kultin e admirim-urrejtjes ndaj tij.” Për të treguar sa “faj” ka për çdo gjë Berisha, në fund të shkrimit, Baxhaku sjell dhe shifra:
“Zyrtarisht 176 të vdekur vetëm në muajt e fundit. Pikërisht ata që nuk hipin në makinë pa tre dopio raki, bash ata ankohen se nuk bëhet shtet. Bash ata nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë të presësh këmbësorin në vizat e bardha. Po për shoferët e dehur cili na e ka fajin, Berisha, Rama, apo vetë rakia?”
Dhe e mbyll duke thënë se ka edhe shqiptarë të tjerë që “nuk kërkojnë fajtorë për të fshehur në mënyrë hipokrite të këqijat e shumta të këtij vendi, por mundohen t’i rregullojnë vetë ato. Politika, nëse ka mend duhet të motivojë këtë pjesë të shoqërisë, ashtin e saj të mbarë, pjesën që do punën, kulturën, artin, djersën e ballit.”
k.c.
I plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/11/po-tani-cili-do-te-na-e-kete-fajin/
Comments
Ka tre kategori njerzish ne

Ka tre kategori njerzish ne kete bote.Ne kategorine e pare hyjne ata qe veprojne si "kundrapetal" te vete kesaj bote,dmth ne nje fare menyre jane pengese e ecurise normale te jetes,ne kategorine e dyte hyjne ata qe jane ne harmoni me ecurine e botes dhe ne kategorine e trete hyjne ata njerez qe me punen e tyre apo me sherbimet qe i bejne shoqerise sherbejne si katalizatore per ta pershpejtuar progresin dhe prosperitetin e njerzimit.

Kjo ndarje është e profesor

Kjo ndarje është e profesor Arif Gashit. Mendoj se do kesh qënë student i tij. Por edhe po nuk qe kështu mos u mërzit!

Ndërsa për fajet e Berishës nuk është pak të thuhet se realizoi atë që nuk mund të realizënin shovinistët serbë dhe grekë për 100 vite. Vetëm një pyetje e thjeshtë. Cfarë sjell ajo që Berisha e rimbolli me nxitim, vendosja e Kanunit të Lek Dukagjinit? Duhet të pranojmë se njeriu kur ka fuqinë e një diktatori ka mundësi të pakufizuara për të bëre vepra të mira ose të këqija që ne fund të fundit sjellin reperkusione të pallogaritshme ne jete. Logari e thjeshte. Vendoset Kanuni - fillon gjakmarrj-fillin ngujimi-ndërpritet jeta aktive- mungon edukimi e shkolla-injoranca lulëzon me varfërinë-burrat shfarosen e largohen-femrat e tyre duan të ushqehn si edhe meshkujt etj etj etj etj etj etj etj. zinxhiri është i gjatë, burri tradhëton, gruaja gjithashtu, varfërija vazhdon etj etj etj. Por ne se nuk qënka faji i Sali Qen Berishës mos është faji im për veset dhe qelbësirat që rrjedhin prej varfërisë që sjell Saliu dhe qëntë që gjykojnë sëprapthi për të na ngatërruar. Tyt, qelbanik!

dardan nuk ma merr mëndja që

dardan

nuk ma merr mëndja që kjo ndarje të jetë "patentuar" nga gashi!?

në dy grupe është ndarë që në antikitet!!them dy grupe pa llogaritur njerëzit normalë!!perënditë ishin të ndarë në të mirë e të këqinj,po ti shtosh dhe njerëzit,atëherë kemi dhe atë grupin e tretë!të adaptueshmin!!kjo është një ndarje e thjeshtë!!po ti hysh një ndarje më të hollësishme,duke u mbështetur në degët e shkencës,ke dhe më shumë ndarje!deri sa të arrish në 7 miliardë individë!!sa për të tjerat ke shumë të drejtë!!saliu për sundimin e tij përdori çdo mjet!ja ariti deri më sot!!pavarsisht "humbjes"së 23 ai është akoma në pushtet dhe ka mundësi të qëndrojë dhe për një legjislaturë tjetër!!të shpresojmë që do të na zhduket!

baxhaku ja ke fut kot fare

baxhaku ja ke fut kot fare dhe me vjen keq qe ju duket vetja i zgjuar ose me i zgjuar nga populli ??!!

Add new comment