Elita perverse dhe populli histerik

Zhvillimet bashkëkohore në kritikën e ideologjisë, arrijnë t’i përthyejnë politikisht konceptet psikanalitike, në mes tyre edhe perversitetin dhe histerinë, të cilat në vend që të na shtangin me konotacionin “e zakonshëm”, mund të na shërbejnë për të kuptuar zgjedhjet e fundit parlamentare.
Për të mos trembur ndokënd, perversitetin në fushë të ligjërimit politik mund ta përkufizojmë si shfaqje të sigurisë vetjake se roli i marrë nuk është produkt i ndonjë zgjedhjeje, por mision i kushtëzuar nga një thirrje që vjen nga lart, nga historia, zoti, apo kushdo që luan fijet e botës dhe në raport me të cilin jemi vegla të komandueshme. Pra udhëheqësi politik paraqitet sipëror përpara masave jo thjesht për cilësitë e ndryshme që ka, por më tepër për hir të sigurisë se historia i ka dhënë një rol që ai s’mund të bëjë ndryshe veçse ta luajë për të mirën e gjithkujt. Ndërkaq, histeria mund të përkufizohet politikisht si pozicioni që ka marrësi i mesazhit politik, në këtë rast populli zgjedhës, në raport me elitën politike, raport i cili mungesën (të kundërtën) e vullnetit politik e transformon në vullnetin për mungesën (të kundërtën).
Fushatat e bëjnë të pashmangshëm kategorizimin pervers të krerëve politikë, megjithëse në rastin e Berishës kjo merr tipare më të theksuara. Berisha nuk shfaqej publikisht vetëm si udhëheqësi mbizotërues i Shqipërisë së njëzet viteve të fundit, por pikërisht suksesi pushtetor kohëgjatë prodhonte përshtypjen se kishte diçka përtej konkretes që e kishte paracaktuar për këtë rol. Kuturisjet e tij për kontakte intime me zotin, kalamendja krahasimore me figura si Skënderbeu etj, i krijonin atij dhe ndjekësve përshtypjen se ai nuk ishte i rastësishëm, por një domosdoshmëri historike, një dhuratë hyjnore, apo një amanet i të parëve. Orët e Shqipërisë ishin mbledhur dhe njeriu me mbiemrin Berisha veç po kryente atë për të cilën e kishin mëkuar.
Në anën tjetër perversiteti shfaqej që në fjalën kyçe Rilindje. Rilindja shfaqej po ashtu si amanet, veç jo amanet i kryer apo në mes të rrugës si në rastin e Berishës, por si amanet i të parëve, fat historik i tradhtuar që prej kumtit të parë, që do të gjente medoemos në figurën e Ramës rrugën e vetme kah korrektimi i devijimeve fatale. As Rama nuk kishte zgjedhje përveçse ta vendoste veten në shërbim jo thjesht të popullit, por të historisë apo zotit që “ç’nuk i kishte dhuruar këtij vendi, por që dora e robit kishte guxuar të kthente të pakthyeshmen”.
Rasti i Metës, megjithëse më ciniku, prapëseprapë mbetej në shtratin e perversitetit. Kësaj here mungonin utopizmat, amanetet historike, por gjithsesi nuk mungonte rrëfenja e një bote tashmë të paracaktuar, me rregulla të qarta mbijetese, që lyp pikërisht realizmin cinik. Fundja bota xhungël qenka, dhe në të njëri duhet ta luajë violinën e parë, atë më të suksesshmen, atë që të shpëton nga murtaja sociale e papunësisë, e që të thotë publikisht me nënqeshje se e mban fjalën. Dhe kush mund ta vërë në dyshim se Meta e mban fjalën?!
Pikërisht këtij perversiteti elitist, populli iu përgjigj me histerinë politike. Sigurisht që këtu nuk hyjnë votuesit ‘pragmatistë’ të LSI-së, të cilët në mungesë të të dhënave të sakta mund të hamendësohet se janë ‘kafshime’ nga të dyja kahet politike, por populli në kuptimin metaforiko-politik të një shumice dërrmuese (mbi 10%) që votoi PS-në ndaj PD-së. Qoftë mbizotërimi shumëvjeçar i Berishës, qoftë vendosja e tij në krye të kundërshtisë politike, bënë që zgjedhjet të ishin një referendum mbi Shqipërinë e këtyre njëzet viteve, të cilën Berisha e trupëzonte simbolikisht. Populli në fjalë zgjodhi të moszgjidhte Berishën, duke e identifikuar atë me gjithçka të mbrapshtë të këtyre njëzet viteve: me papunësinë, shkatërrimin e shërbimeve shoqërore, autoritarizmin, korrupsionin dhe mungesën e të drejtës në përgjithësi. Pavarësisht premtimeve opozitare, të vagullta dhe të paguximshme, ku përparësia morale u njollos si mos më keq nga aleanca me LSI-në, populli votoi histerikisht. Ai nuk kundërshtoi të votojë, por votoi të kundërtën, zgjodhi dialektikisht të jetësojë (pohojë) mohimin e vet, dhe PS-ja, pa pasur ndonjë vlerë në vetvete, ishte thjesht sigla e parë e mishërimit të mohimit apo revoltës për këta njëzet vjet.
Popujt janë histerikë sepse politikja është terreni i të paqëndrueshmes, ku dihet çfarë nuk duhet pa ditur çfarë duhet; ku ndjenja e pësimit të padrejtësisë është e drejtpërdrejtë dhe revoltuese e konceptimi i drejtësisë i vagullt; ku drejtësia nuk është veçse tentativa e kapërcimit të padrejtësisë dhe ngazëllimi i përkohshëm se e lamë pas...Vetëm për të kuptuar herët a vonë se lufta fillon nga e para, me të tjera pakënaqësi, por me të njëjtën ndjenjë revolte për të tashmen dhe shpresë utopike për të ardhmen.
nga Revista Klan
Comments
Vazhdon arroganca dhe

Vazhdon arroganca dhe poshterimi ndaj sovranit. Ky artikull i ngjan kaq shume atij te Gent Strazimirit tek "I dashur Sovran...".

Jepi, Harlindo, No pasarán!

Jepi, Harlindo, No pasarán! ¡Hasta la victoria, thiempre! e të tjerë, e të tjerë.

Ç'është e vërteta, askujt nuk i pëlqen të ketë vërdallë nëpër blogosferë një klon (të pagjasë, meqë ra fjala) të Sllavoj Zhizhekut, i cili të na shpjegojë se ç'është kritika e ideologjisë, si duhet kuptuar ajo, ç'është shkolla e Frankfurtit, se cilat janë interesat personale që fshihen pas çdo ideologjie (Lenini, rahmet pastë, e bën këtë te «Imperializmi, faza e fundit e kapitalizmit.»). Të paktën tregohuni më origjinal dhe na jepni këtu një shpjegim punisto-marksian të gjithë asaj që ndodhi sipas mendimit tuaj! Na e përktheni, për të gjithë ne të tendencave fashistoide, atë që ndodhi në terma më të thjeshtë. Le t'i lemë për ca kohë këto lojërat e lodhura të fjalëve historia/histeria. Jo për gjë, po jemi ngopë me qoftet e teta Teftës, duam të na serviret diçka tjetër.

Konkluzione qe dalin prej

Konkluzione qe dalin prej kazanit "intelektuarl" ku janë përzjerë çorba e derrit me shëllirën plot kripë të kodoshizmit berishian për të krijuar eliksirin filozofik të një njeriu vërtet keqdashës dhe më se histerik se histeria e Berishës dhe kodoshëve të tij., (sa për kujtesë, vetëm sërbët mburren me humbjen e tyre të Gazi Mestanit dhe këlyshi i tyre Sali). Vini re frazën e fundit të Aristotelit tonë modern.

"Popujt janë histerikë sepse ...... et etj etj etj etj deri ...., edhe shpresë utopike për të ardhmen" Tronditje universale e një trapi zuzar të mirepaguar!

Zhvillimet bashkëkohore në

Zhvillimet bashkëkohore në kritikën e ideologjisë, arrijnë t’i përthyejnë politikisht konceptet psikanalitike, në mes tyre edhe perversitetin dhe histerinë, të cilat në vend që të na shtangin me konotacionin “e zakonshëm”, mund të na shërbejnë për të kuptuar zgjedhjet e fundit parlamentare.

E lashe pas kesaj!

Une nuk bie fare dakort me pikepamjet e ketyre neo-markisteve shqiptare, po te pakten do i lexoja sikur te kishin me pak pordhe. Kur shkruan me kete gjuhe sikur te ishte duke dhene mesim filozofie ne nje universitet humbet akoma me shume. Te flasesh thjesht eshte aftesi dhe talent, pa te fusesh fjale te medha pa lidhje e ben dhe nje budalla.

Jam dakort, kane firo te

Jam dakort, kane firo te madhe keta ndersa mundohen te shprehin ide te thjeshta me fjalet e Zhak Lakanit. Ideja e shkrimit nuk eshte e keqe, por e shprehur nepermjet sterhollimeve te tilla frazeologjike, bah, te ben ta lesh ne mes e te lexosh Edison Ypin me mire.

E kot te them se ishte e

E kot te them se ishte e njejta pershtypje, aq me teper nese fut ketu alergjine time ndaj pseudoshkences psikanalitike.
Dmth por*** te teperta.

Mos ngaterroni neo-marksizmin

Mos ngaterroni neo-marksizmin me pozicionet e ketij sherbetori te pushtetit Salinian.

te fyesh popullin ta quash histerik, eshte FASHIZEM. Ketu bashkohen keta te gjithe bashke ne nje tenxhere hallve. Ky tipi punon ne Universitetin e Tiranes dhe ndoshta si gjithe sherbetoret e firmetaret jo direkt por indirekt ndihet i detyruar te justifikoje pozicionet e veta komplet absurde te 8 viteve te fundit, per te mos thene vete kundershtuese. Nga anti komunist ne nje pike e kohe te caktuar u be marksist, si Sauli apo Saliu qe levizi ne kahje te kundert.

Ky shkrim eshte thjeshte deshmi e faktit qe ky personalisht po bashke me kete dhe shume te tjere nga keta "pseudo-marksistet" e financuar nga Saliu me rroga, thjeshte kane humbur kontaktin me realitetin, prej kohesh.

AFA, je jashte rruge mor

AFA, je jashte rruge mor mik!

Kur gjysma jone ishte duke ngrene petulla te liqeni, Arlindi ishte ne proteste per 1 Maj.

Ai 1 Maji komunist i Arlindit

Ai 1 Maji komunist i Arlindit thjesht i sherben Saliut dhe gjithe neoliberaleve me shoke per te denigruar 1 Majin. Qe ta kesh te qarte.

Aha ja dhe brezi i filizit te

Aha ja dhe brezi i filizit te kavanozit ! Nuk e di pse me erdhi ndermend kur lexoj kete djale , ajo porosia e mesueses se Diturise se Natyres per te "mbjellur" ne kavanoz nje kokerr fasule . Pas disa ditesh entuziazmi im arriti kulmin kur pashe qe kokra e fasules kishte mbire dhe kishte nxjerre nje filiz . Mendova menjehere per bishtajat e fasules qe une do te merrja prej saj po te tregohesha pak i duruar ! Fillova t'i tregoj prinderve per fasulet qe do te merrja prej saj ..... Por entuziasmin ma fashiti babai i cili me tha : - Jo mor bir s' eshte vec nje filiz ne kavanoz .... dhe nuk te hyn ne pune vecse per nje ore biologjie !

Populli nuk eshte histerik ti djale ! Por sic duket ti nuk e njeh aspak ate ! Kjo tregon se ti ke mungesa te medha te dijes dhe me vjen keq ta them se je djegur ende pa u pjekur ! Nuk te bejne librat te ditur or djale ! Aq me pak fjalori i mesuar permendesh prej tyre !

Ke dale perpara nje biblioteke .....Dil jashte nga ajo dhome qe te mesosh pak dije filozofike ..... se na more mendet me ate tallava fjalesh ....!

Kritika e ideologjisë

Kritika e ideologjisë përthyeka politikisht konceptet psikanalitike (perversitetin dhe histerinë) që mund të na shërbejnë për të kuptuar zgjedhjet. - Mrekulli, Arlind Qorri po përdor topa për të vrarë mizat. Kritika e ideologjisë ka gjithmonë një kuptim më të lartë se ato që kinse mëton të shpjegojë.

Sipas A.Q. perversiteti i ligjërimit politik është shfaqje sigurie vetiake e një «higher calling» që vjen nga vetë Zoti (ose nga destini historik, që për marksistët është e njëjta gjë). Udhëheqësi qenka sipëror për shkak të garancive që i jepka historia. Ndërsa histeria lidhet politikisht me rolin e receptuesit të mesazhit publik (si gjithmonë, populli). Kjo marrëdhënie popull-udhëheqës mungesën e vullnetit (politik) e shndërruaka në vullnet të mungesës. Pa shih, pa shih!

Ka një problem të vogël këtu, që lidhet me receptimin: Berisha nuk shfaqet... ai është udhëheqësi mbizotërues i Shqipërisë së 20 viteve të fundit; gjithë këto kalamendjet krahasimore të autorit pastaj janë leshi-Lleshi-veshi-preshi. Ka shkrues që nuk arrijnë ta kuptojnë se ky flirti i partive politike me historinë (ne bëjmë gjasme sikur jemi historikë dhe votuesit bëjnë gjasme sikur e hanë) është aq banal, sa nuk ia vlen të merresh më me këtë punë. Reagimi ndaj perversitetit të elitave paska qenë - na thoni ju - histeria politike. Zakonisht një reagim i shëndetshëm ndaj perversitetit do ishte neveria (nuk ka nevojë të jesh psikanalist që ta kuptosh) dhe i bie që populli të kishte abstenuar në masë dhe të mos kishte nxjerrë hundët nga shtëpia ditën e votimit... Kështu pra, e gjithë kjo analizë që mëton të shpjegojë rezultatet e zgjedhjeve është e bazuar mbi premisa të gabuara, dëmëthë rroket të shpjegojë diçka që e ka marrë që më parë të mirëqenë (qark veskeq, ose rreth vicioz do thoshte dikush tjetër). Ndoshta në mëndjen e mjegullt të artikulluesit koncepti i popullit do jetë ngatërruar keqaz me atë të turmës (për natyrën femërore dhe psikologjinë e kësaj të fundit janë shkruar edhe ca libra të mira), ku fantazia përbën një dimension të reales. Nuk është turma ajo që shkon të votojë, këtë e bën populli!

Add new comment