“Every dog has its day”, thotë Vickers për Berishën dhe shton: “Relike e të shkuarës”

Postuar në 09 Korrik, 2013 06:27

Historiania britanike Miranda Vickers, njohëse e mirë e çështjeve të Ballkanit e sidomos të shqiptarëve, ka dhënë një intervistë për gazetën Dita. Ajo e ka shprehur rregullisht skepticizmin e saj mbi kontributin e dyshimtë të Sali Berishës në përparimin e Shqipërisë, por këtë herë është e bindur se ora e kryetarit të PD ka sosur, dhe fut në punë një shprehje angleze, “every dog has it’s day”. “Berisha është një njeri i lodhur, i rraskapitur, ai është i vjetër dhe jo i mirë, kështu që ai mund edhe të largohet dhe të gëzojë të gjitha paratë e familjes së tij, ndërkohë që ai ende mundet. Ai ka fituar vendin e tij në histori nga jetëgjatësia e tij politike, por unë mendoj se historia nuk do ta gjykojë atë për mire”, thotë Vickers për gazetarin Xhevdet Shehu. Lidhur me tranzicionin e udhëheqjes partiake, historiania është e mendimit se do të jetë shumë e vështirë për PD-në për të gjetur një udhëheqës të ri, që nuk ka prishur të kaluarën ose që nuk ka lidhje me krimin e organizuar. Berisha e ka kontrolluar PD-në për 22 vjet me radhë dhe kjo e ka tharë Partinë nga politikanët e denjë dhe të rinj që aspirojnë.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun http://www.gazetadita.al/09-korrik-2013/

Re.Pu

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Nxirrni me mire nje foto kur ka qene e re se kjo duket si kufome

Submitted by Anonim (not verified) on

Le ta perdorim argumentin e zonja Vickers edhe per vete zonja Vicker: eshte e lodhur, e  rraskapitur, e vjetër dhe jo e mirë.

A nuk i trajtojme  ("i vrasim") edhe kuajt keshtu?

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Nqs znj. Vickers eshte e lodhur, e raskapitur, e vjeter dhe jo e mire, kjo ndikon ne opinionin e saj si historiane, qe i drejte ose i gabuar, ka te drejten te shprehet.

ndersa qenia e berishes i lodhur, i raskapitur, i vjeter dhe jo i mire, nqs ky opinion ka dicka te vertete, peshon ne funksioninim e shtetit shqiptar.

Kalit te pare (znj.Vickers)  i kerkohet nje opinion ne baze te njohurive qe ka (ns i moshuar, aq me teper i kane pare syte), ndersa nga kali i dyte (S.Berisha) i kerkohet pergjegjesi se si e ka terhequr dhe ku e ka cuar karrocen e shtetit.

Edhe fjala senat apo senatoret qe japin mendimet me influente ne disa sisteme persa i perket puneve te shtetit, vjen nga fjala latine Sen- senil, dmth i moshuar.

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

O ju te Respublica-s,

Kur nuk dini anglisht pse vini shprehjen ne origjinal me gabime: nuk shkruhet "every dog has it's day", por "its"?

Vete Dita e ka shkruar perkthimin shqip.

Sa snob jeni, o burre!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.