DITA e sotme flet për një ballafaqim fizik mes Zogajt e Markut në korridoret e News 24-ës

Postuar në 05 Korrik, 2013 04:37

Kish ditë, qysh nga 1 korriku, që në qarqet e gazetarëve flitej për një sherr të fortë mes Preç Zogajt dhe Mark Markut, të nisur live me fjalë të rënda në programin e Artur Zhejit e të bitisur në korridoret e zyrat e News 24-ës, teksa janë kacafytur me grushta me sho-shoqin. Një shkrim pa autor i Ditës së sotme i konfirmon këto zëra.

Ishin duke diskutuar në studio, në programin live ‘360 gradë’, lidhur me gjendjen në të djathtën shqiptare, dhe aty janë kapur me fjalë. Marku ka shpjeguar humbjen e PD-së me shkëputjen e saj prej shtresave të djathta, përfshirë ish të përndjekurit, ndërsa Zogaj e ka shpjeguar me blerjen e votave nga LSI-ja. Pikërisht ky është momenti kur kanë fluturuar fjalët dhe akuzat e llojit “librat e tu janë të turpshëm, ti shkruan sipas interest të momentit, ti je pa bosht, ti flirton sa majtas, djathtas” (të bëra nga Marku), dhe “ti je mosmirënjohës, ti je katapultuar në PD, e ti për inate personale i sulesh PD-së” (të bëra nga Zogaj). Zheji, në pamundësi për ta administruar këtë situatë, ka kaluar në publicitet. Është ndërprerë debati mes të dyve? Përkundrazi, debati, gjithnjë sipas Ditës, është shndërruar në një zënkë me grushta e me karrike.

Re.Pu.

Comments

Submitted by fatmiri (not verified) on

bukur

Submitted by Mika (not verified) on

Shume pozitive qe jane perdorur karriget. Kjo tregon cfare niveli jane ata qe bashkepunojne me berishen.

Submitted by XY (not verified) on

Bukuria eshte se, ne ate far lloj "dialogu", secili nga personazhet ka te drete ne ate qe thote. Te vereteta, fjalet e tyre qendrojne edhe nese i vendos ne gojen e personazhit tjeter. Keshtu qe une jam dakort me te dy.

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

U rrahen, e megjithate kishin te drejte te dy. Rrahja duhet konsideruar si nje mea culpa e detyrueshme per sherbimet qe i kane bere Berishes. Qofshin te kaluara!

Submitted by bbb (not verified) on

Dy prej eksponentëve të rëndësishëm të së djathtës, Preç Zogaj dhe Mark Marku, kanë pasur një përplasje fizike mes tyre, pas një emisioni të Artur Zhejit në News 24.

Gazeta Dita bën me dije se dy ish-deputetët e djathtë u panë të zihen fizikisht duke rrëmbyer dy karrige me të cilat sulmuan njëri-tjetrin në korridoret e News 24, gjatë publicitetit.

Shkak për këtë zënkë janë bërë fyerjet që ata kanë shkëmbyer gjatë emisionit ndaj njëri-tjetrit.

Se debat e siper, Mark Marku ka rrembyer karrigen per te goditur Zogajn, por gabimihst,ngaqe Marku i ka syzet si bythe kavanozi dhe ishte nate dhe nates ai nuk shikon mire, sipas punonjsve te NEWs24, Marku ka goditur ne fakt Artur Zheji ne koke me karrige. Nga godtija Zheji ka mbetur ca minuta pa ndjenja dhe fliste percart shprehje te tilla si "faktori Meta", "te lumte o Nasip", "Berisha ik" ,dhe "kush mi di hallet e mia Ilir Meta LSIja"

Pas përplasjes mes të dyve, Zogaj është larguar, duke mos u kthyer më në emision, ndërsa Marku ka qendruar deri në fund të emisionit

Submitted by Kritik Realisti (not verified) on

Pasojat e drejtimit berishian...

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Pavaresisht ndonje dobesie te momentit, sidomos per M.Markun qe duket se nuk eshte kultivuar akoma ...ne acarimin e situates ne studio cojne edhe drejtues te tille si A. Zheji ... Ky vete po konkuron per paturpesi me A.Canin, me te cilin kane krijuar nje dyshe rrufjano-histerike... !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.