Mero Baze flet për Bashën, jep arsyet pse ky do fitojë, dhe tregon një anektodë me Bashën e Lubonjën

Mero Baze, në një shkrim që ka bërë mbi garën brenda PD-së për postin e kreut të kësaj partie, më saktë mbi njërin prej kandidatëve në këtë garë, Lulzim Bashën, tregon një anektodë. E ka të dëgjuar nga Fatos Luibonja, dhe është domethënëse. Thotë Baze:
“Ndryshe nga Olldashi, që është përdorur si skifter në PD kundër zërave kritikë me Berishën, Basha nuk e ka bërë kurrë këtë gjë. Ai ka pasur garancitë e Berishës për të qenë fytyra e qeshur e partisë dhe i mirë me të gjithë. Aq ekstreme është kjo, sa më kujtohet shpesh një episod i Fatos Lubonjës që tregonte se si kish takuar në vitin 2005 Lulëzim Bashën tek paradhoma e Sali Berishës, ndërsa hynte aty për të pranuar detyrën e drejtorit të bordit të RTVSH. Basha i kish shtrënguar dorën dhe i kish thënë me zë të ulët: “Mos u dorëzo, mos i hap rrugë. Po u dorëzove ti, morëm fund të gjithë”. Lubonja ishte mahnitur nga ky gjest dhe për vite të tëra ruante shijen e një njeriu që bën nga halli çfarë do Berisha, por që në finale, do të dalë një ditë kundër Berishës. Ende nuk e beson se ai njeri e ka mashtruar.”
Gjatë shkrimit Baze shfaqet i sigurtë se Basha mund të quhet qysh tani kryetar i PD-së. Dhe rreshton arsyet pse, të cilat mund t’i gjeni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/03/perparesite-e-bashes-dhe-fati-i-pd-se/
Re.Pu.
Comments
O Mero çfarë po na thua. Ke

O Mero çfarë po na thua. Ke shtirë fall? Po nuk është e vështirë o quqar. Shiko sa fansa ka në Facebook.

PDja ka rrezik te shkoje si

PDja ka rrezik te shkoje si partia e Les Valeses qe ska meshume se 2 % ne Poloni. Per shume arsye. E para se me ikjenen Sales, PDja behet han me 100 porta ku do krijihen 5-6 parti te tjera si psoje e luftes per pushtet. Dhe e dyta, shumefigira te PDse kane bere aq shume para sa do terhiqen fare nga politika

Berisha eshte bere gallate

Berisha eshte bere gallate fare. Ka filluar te mendoje se duke kopjuar PS ne çdo gje do te forcoje partine (klanin) e vet. E kopjoi gjate fushates me slogane dhe program, e kopjoi me batuta, tani po e kopjon edhe me gjatesine e pasardhesit. Meqe PS e ka kryetarin te gjate dhe ish kryetar bashkie, po perpiqet ta konkuroje me Bashen qe eshte gjithashtu i gjate dhe krytar bashkie. Kjo tregon se eshte plakur dhe i kane shterur idete. PD ka humbur perfundimisht. Sado te perpiqet Berisha, nuk eshte me ai i pas '97, kur beri çdo gje, madje vrau edhe bashkepuntoret e vet per te krijuar probleme dhe per te vene shkopin ne rrotat e demokracise se brishte shqiptare. Ike Mere Fizi me gjithe tespie e Tosun Baç. Nuk te mbron dot me as grimi qe ve si kurvat plaka, as te berit si i forte, as Lulka i gjate (vetem kete ka vlere - te tjerat i ka vese), as parate qe ke vjedhur bashke me bastardet qe ke pjelle, as Serbia nuk ta ka me nevojen. Je nje limon i shtrydhur, i vyshkur dhe i kalbur, tashme

po, po me ate mendje

po, po me ate mendje juve.

Gjerat jane me te thella dhe me largpamese. Dhe gjithshka do te dirigjohet po nga Z. Berisha edhe me pas. Si jeta e partise (kryesht nepermjet Bashes) si ate qeverisese. Mendimi im eshte qe ai do vazhdoje te qeverise nepermjet LSI dhe leshimeve qe i kane bere, po i bejne dhe do i bejne fituesit.

Si mendoni qe kalimi i LSI nga e majta nuk eshte planifikuar nga Z. Berisha? Jo as mos e mendoni. eshte strategjia e njejte e Katovices qe e solli ate ne pushtet...tani ai po ia le te tjereve per te pasur perseri Katovice. Po qe se nuk ishte e dirigjuar nga ai Ilir Meta tani do ishte ne burg.

Deshi pa e la Berisha, por ama pasi u sigurua qe nuk do ti hyje gjemb ne kembe. Ka garanci dhe marreveshje nga Rama -Meta.

kushedi ku e ka kapur keq edhe Ramen. Dhe ai i beri concensione...perfshire edhe lejen per te qeverisur per qejf te vet edhe dy muaj, sa te mbylli te gjitha gjurmet dhe projektet e pakompletuara te tijat dhe klanit.

Sa per Bashen, lidhjet jane me te thella se sa duken...fillojne qe me kontributin e Z. Basha ne Kosove per krijimin e dosjeve te "krimineleve" kosovare te luftes perfshi shtepine e verdhe te trafikut te organeve, Limajn, etj.

Eh mori Shqypni, mori Shqypni. Kush te ka qit me krye ne hi

Add new comment