E megjithatë, mesazhi i Berishës bie era urdhëresë e dirigjim

Sërish nga facebook (sikur është harruar këto kohë twitter-i i Edi Ramës), kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar strukturave dhe anëtarësisë së PD një mesazh lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri. Berisha thotë se gara “është e hapur për çdo anëtar dhe anëtare të PD që dëshiron të konkurrojë për lider të partisë. Ditën e enjte, kryesia e PD do të mblidhet për vlerësimin dhe shprehjen e mbështetjes së saj për kandidatin apo kandidaturat që mendon se meritojnë të mbështeten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do të thotë se jashtë mbështetjes së kryesisë, anëtarë të tjerë mund të pengohen dhe nuk mund të konkurrojnë… Dallimi i vetëm është se ata nuk do jenë kandidatura zyrtarë të kryesisë së PD”. Berisha sqaroi në vetë të parë se (përkundër analizave e komenteve) nuk ka bërë asnjë rekomandim për ndonjë person të veçantë si pasardhës. Ndërkohë që “personi që do të ndihmojë kandidatin garues duhet të heqë dorë nga posti që ai mban në qeveri apo në parti”. Dhe në fund, një urdhër: “Asnjë drejtues në asnjë nivel partiak apo qeverisës të mos prononcohet publikisht apo jo publikisht për shkak të postit që ka, në mbështetje të një kandidati të caktuar…Këtë mund ta bëjë vetëm pasi të këtë dhënë dorëheqjen nga funksioni”.
Re.Pu
Comments
E, e ! Mire, mire !
<p> E, e ! Mire, mire !</p>
“Asnjë drejtues në asnjë
<p>“Asnjë drejtues në asnjë nivel partiak apo qeverisës të mos prononcohet publikisht apo jo publikisht për shkak të postit që ka, në mbështetje të një kandidati të caktuar…Këtë mund ta bëjë vetëm pasi të këtë dhënë dorëheqjen nga funksioni”.... Berisha vete ka dhene, pershembull!</p>
Add new comment