Trillet e fatit (dhe të zgjedhjeve). Mark Frroku deputet, i vëllai i akuzuar për vrasje

Deputeti “shtesë” i qarkut të Shkodrës që i dha avantazhin 6 me 5 koalicionit të majtë, është pukjani Mark Frroku. Ai është vëllai i të akuzuarit për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, biznesmenit Arben Frroku. Ndërsa Arbeni priste dhe pret ende ekstradimin nga Greqia (ku u kap pasi policia shqiptare e shpalli në kërkim), Marku fitoi mandatin e deputetit dhe në bazë të marrëveshjes me PS-në, kërkon një post ministror. Në një intervistë të fundit për News 24, ai saktësoi se nuk ka ndonjë pretendim konkret për ministër, por thjesht pret ofertën e Ramës, cilado qoftë. Por nga ana tjetër, nuk ngurron të deklarojë se akuza ndaj të vëllait është një kurth i të djathtës (dhe strukturave përkatëse në polici), pasi u mor vesh që partia e tij Kristian Demokrate do t’i bashkohej koalicionit të majtë. Ndërkaq, jo më kot gazetari ka këmbëngulur ta pyesë Mark Frrokun, se nëse ai merr postin ministror, deputet bëhet i vëllai i akuzuar, që është i dyti në listë. Ai thotë se nuk ekziston asnjë skemë e tillë, rëndësi ka të vendoset drejtësia.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun http://www.balkanweb.com/kryesore/1/frroku-ne--news24--koali...
Re.Pu
Comments
po shyqyr qe u kujtuat ta
<p>po shyqyr qe u kujtuat ta trajtoni si fenomen,dhe eshte shume i rrezikshem.kemi pare te pa shkolle e injorante ministra e deputet..por jo vrases,dhe per me teper jane vrases te shtetit,te nje krye komisari,qofte i majte a i djathte ai,eshte prap polic i shtetit..kam qene e jam perkrahes i ikjes se berishes,mu erresuan pak syte kur e pash qe zoti frroku po behet deputet,por per ikjen e berishes,u bem nga pak qorra te gjithe..ju te medias duhet gjithsesi ta kishit trajtuar kete fenomen,duhen vene ne pozite dhe keta qe erdhen ne pushtet..pranohet humbja e moralit dhe pragmatizmi,por ka nje limit..nese edi dhe iliri ulen dhe bejne marveshje me kete lloj kontigjenesh,e njerin na e bejne minister dhe ai qe ka vrar behet deputet,do njollosen rende pa nisur pune...uroj qe ju media ta trajtoni kete fenomen e ti veme duart para se keto hamendesime te na behen realitete..atehere do te jete shume vone,e kulici do zevendesohet me frrokun..dhe nje kritik mbas shume levdatash mund tu behet edit dhe ps ,se si ka mundesi qe ulen ne tavoline me vrases..uroj me gjithe shpirt qe gjithe ajo shprese qe kisha vertet ne post berishen per te ardhmen tone mos te me shuhet qe ne fillimet e saj.</p>
Me pelqen komenti qe keni
<p><span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: Arial, Verdana, Helvetica; font-size: 13px; line-height: 22.4375px; background-color: rgb(252, 252, 232);">Me pelqen komenti qe keni bere Genti.Kam frike se ajo qe ke nuhatur tashme eshte bere.Behet fjale per kapjen e tregut te droges dhe malavites nga njerez te tjere qe mendohet te jene Frroku,Kulici,Doshi etj.Ishalla cmontohen qe tani sepse me vone do jete e pamundur.Shteti duhet te reagoje menjehere,perndryshe do zhgenjehen shume njerez.</span></p>
Me pelqen komenti qe keni
<p>Me pelqen komenti qe keni bere Genti.Kam frike se ajo qe ke nuhatur tashme eshte bere.Behet fjale per kapjen e tregut te droges dhe malavites nga njerez te tjere qe mendohet te jene Frroku,Kulici,Doshi etj.Ishalla cmontohen qe tani sepse me vone do jete e pamundur.Shteti duhet te reagoje menjehere,perndryshe do zhgenjehen shume njerez.</p>
Add new comment