Bushati analizon LSI-në; dhe hedh dyshime mbi sjelljen e kësaj partie në qeverisjen e ardhshme

“Gabimi më i madh është glorifikimi i rezultatit të [LSI-së]. Janë elozhet ndaj bërësit të mbretit, idolatria ndaj forcës dhe zhdërvjelltësisë së tij, duartrokitja, pa shqetësim, vetëm për shkak të shifrave. Sepse ta komentosh atë vetëm duke u nisur nga përmasat dhe të shmangësh pasojat që do të ketë në qeverinë e nesërme, është të thuash vetëm një pjesë të së vërtetës”, thotë Andi Bushati në fund të shkrimit të tij, të sapo publikuar në Temën online. Dhe merret vesh se e ka dhe me do kolegë të tij, që ai i quan “opinionistë me mëditje”, që “gati të ekzaltuar nuk lënë javë pa përmendur suksesin e një njeriu ‘që i di mirë punët e veta’. Nuk thotë emrat e kolegëve, por thotë se cili është njeriu që i di mirë punët e veta. Është Ilir Meta.
Bushati ka një interpretim të tijin për sukseisn e këtij të fundit, që u votua dhe “theu rekordin e çdo force politike ‘të tretë’ në këto dy dekada pluralizëm. Bushati lë të kuptohet bindjen e tij, se LSI-ja ka fituar me mënyra jo fort ortodokse, dhe shpreh shqetësimin se LSI-ja ka për të kondicionuar fort qeverisjen me stilin klientelist të ekzistencës së saj.
Shkrimi i plotë i Bushatit gjendet në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/02/meta-gjysem-e-verteta/
Re.Pu.
Comments
E verteta mohohet, por nuk

E verteta mohohet, por nuk ndryshohet...

LSI mbijetoi fale kokboshi Ed

LSI mbijetoi fale kokboshi Ed Rama qe e mori padrejtisht LSIne ne "opozite". NQS LSi dilte e vetem ne zgjedhje jashte koalicionit te majte, LSI perfundonte me zero deputete si FRDja. Keshtu qe Ed Rama u be komerdare shpetimi per LSI e cila para 1 prillit ishte kufome politike...

Pamvaresisht se nipi i Hysni
Pamvaresisht se nipi i Hysni Kapos (Andi Bushati) eshte me prejardhje nga pinjollet e bllokut, duket qe ai ka ngritur ndjeshem kulturen dhe profesionalizmin e tij gazetaresk. Shume here, megjithese ka nji mesazh pak te cthurrur (kuturu) ai te jep te kuptosh qe mundohet medoemos te shpalos imazhin e gazetaret jo-partizan dhe deri diku argumentet e tij qendrojne.
Une nje gje nuk kuptoj ose

Une nje gje nuk kuptoj ose une jam i çmendur ose ju jeni naive ne maksimum .

O njerez ne 2009 kur LSI_se i lane ne kuti 85,000 vota beri kualicion me PD_ne thate qe mori votat e majta dhe i çoji djathtas dhe per kete qe beri populli i majte nuk do tia fali ne zgjedhjet e ardhshme thoshte PS bashke me keta analistet me meditje . Ne 2011 LSI_ja (124,000vota nga keto 25,000 ne tr) ishte kualicion me PD fituan bashkine e tiranes duke ditur qe Edi kishte fituar kater vjete me pare me afro 25,000 vota para S.Olldashit dhe arriti deri aty sa e lagu s'e lagu per dhjete vota. Tani ne 2013 mori mbi 180,000 vota kombetare dhe ju prap thoni te njejtat gjera .

Nqs ka nje fitues ne keto zgjedhje ajo eshte LSI _ja .Dhe keto zgjedhje treguan edhe nje here se ne 2009 PS_se nuk i jane vjedhur votat dhe kete pak rritje qe pati ishte se u rrit numri i pjesmarrjes ne votime prandaj te gjithe analistet dhe shume te tjere duhet te kuptojne nje gje, pa LSI _ne nuk vijne dot ne pushtet asnje force politike qofte majtas qofte djathtas.PS _ja duhet ti beje fresk Ilir Metes. sepse ne darke fle ne pushtet dhe ne mengjes zgjohet ne opozite po nuk u soll mire .Sa per ju analistat sa me shume te shani Ilirin aq me shume shendet dhe vota behen per LSI_ne .Ne fund te fundit eshte sovrani ai qe vendos se per ke do votoje dhe per kete e ka treguar edhe keto zgjedhje qe kaluan .

Puç, puç

Add new comment