Rusmali nën reflektorët e medias: kritikon Berishën fort dhe për herë të parë

Postuar në 03 Korrik, 2013 04:10

Ilir Rusmali është shndërruar në personazh qendror i mass-media-s. Ai ka dhënë një intervistë për radion Europa e Lirë, dhe në të kritikon Berishën. Janë kritikat më të forta që janë këto kohë nga brenda PD-së në adresë të kreut të asaj partie, por në anë tjetër është dhe hera e parë që Rusmali shpreh papajtueshmëri me Berishën. Ndoshta do ketë dhe në ditët e ardhshme njerëz që do bëjnë kritikat e para të tyre për liderin e padiskutueshëm të PD-së. Ndoshta. Deri tani nuk kanë munguar tentativat glorifikuese të bëra për humbësin Berisha.

Rusmali ka qenë ylli i vetëm dje në TV dhe sot në gazeta. Të shumtat e gazetave ia kanë publikuar të plotë intervistën, ndërsa televizioni kombëtar Top-channel i dha mbrëmë më tepër se 5 minuta kësaj ngjarjeje në edicionin kryesor të lajmeve, në orën 19.30.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Muco, ji pak me i sakte. Ka te tjere sa te duash qe kane bere kritika ndaj Sales. Ke Meksin qe shpenzoi 4 vitet 1997-2001 duke u perpjekur te bente norme brenda partise principin nje anetar nje vote. Nqs nuk e di ja po ta mesojme. Nqs te duhen dokumenta, shko tek biblioteka kombetare e fotokopjo Zerin e Popullit. Sidomos numrat e dhjetorit 2001 jane shume interesante. Ke Zerin e Popullit qe lavderon Salen si kryetarin me te mire te PD-se!!!

Rusmajli u kujtua pas votimeve. Por perpara votimeve cfare po priste? Fitoren valle?

Submitted by ernest bregu (not verified) on

Ilir Rusmali eshte themelues i PD (nje nga 300 firmetaret dhe ka punuar programin e PD qe ne ditet e para te saj). Ka mbaruar me 10 fakultetin e Juridikut dhe me pas ka studiuar ne Gjermani me rezultate te shkelqyera. Ka hartuar nje sere ligjesh te vendit tone dhe eshte konstitucionalisti me i mire ne Shqiperi. Sa per personalitetin, karakterin dhe vlerat e tij si politikan dhe shtetar mjafton te rikujtoni doreheqjen e tij vetem per nje pergjim te ndyre te dyshimte te njerezve te Berishes dhe Bamir Topit per te vellane (pa kryer asnje veper penale). Mos reagimi perpara dhe gjate zgjedhjeve eshte nje tjeter vlere e shtuar e Z Rusmali, i cili duke i perkitur gjithmone PD ruajti gjakftotesine per te mos shtuar me shume demet e shkaktuara nga Berisha dhe kollovari lolo i tij, Basha.

Ky eshte momenti per te diskutuar per familjen e madhe te PD, dhe Rusmali po e ben ne menyre profesionale dhe te ndershme. Nese doni vertet demokraci, ajo duhet te filloje nga vete partite politike.

Pyeteni pak Berishen (ne nje moment sinqeriteti nese i ka mbetur) per zotesine, mencurine dhe punen e palodhur dhe te ndershme te Z. Rusmali. Njerez si Ilir Rusmali duhet te jene te cmuar per Shqiperine dhe PD, ndryshe do te na drejtojne gallofe, hajdute dhe kriminele si Lul Basha qe dine vetem te vjedhin, vrasin dhe te qeshin si debile.

Pyeteni pak Berishen se perse eshte prishur me Z Rusmali, dhe do tju thote se jam prishur per Gerdecin pasi Rusmali kunderstoi fort dhe nuk firmosi asnjehere per ndertimin e atij kantjeri vdekjeje. Rusmali ka denuar fort vrasjet e padrejta te kryera nga Berisha dhe Lul Basha me 21 janar 2011, dhe se Rusmali nuk ka abuzuar asnjehere me pushtetin, ka jetuar dhe vazhdon vetem me te ardhurat e perfituara nga puna e tij dhe jo me hajdutelliqe. Berisha nuk ka ku ta mbaje peng Z Rusmali, ashtu sic mban te tjeret qe i ka me dosjet e tyre tek koka. Eshte Z Rusmali ai qe e tmerron Berishem me mundesine e rihapjes se dosjeve te Gerdecit, rruges se kombit dhe 21 janarit.

Le te ja leme kohes se cfare do te ndodhe

Submitted by Gazi (not verified) on

Zoti Ernest Bregu keni marre persiper ta mbroni Rusmajlin ne tere onlinet e gazetave ku shahet me te drejte sepse Ilir Rusmajli eshte vete PD-ja. Ne ndryshim nga te tjeret ai eshte per t'u pershendetur e inkurajuar qe del nga keshtjella e hekurt dhe flet, por sic kam thene edhe une ne disa vende (se ti e mbron, une e demaskoj!)  Rusmajli duhet ta beje me te thelle analizen mbi fajet e Berishes dhe te Rusmajlit vete. Ka qene edhe zvKryeminister zoteria! Ne dhjetor 2005 ai ka bere nje deklarate prej karagjozesh. Une qe i perkas nje familje pronaresh qe nuk iu kthyen dhe nuk iu kompensua asgje, kam ruajtur nje shkrim nga gazeta Panorama. Tani as daten e sakte dhe as autorin e shkrimit nuk e kam ruajtur, por shkrimin po. Dhe po e bej copy/paste:

“Zv/Kryeministri Ilir Rusmajli paskësh thënë se “Ohu! Pronarët t’ia kërkojnë pronat regjimit komunist dhe Enverit, që ua ka marrë dhe jo PD-së!”.E Rusmajli, me të drejtën e tij, fërkon duart se vdekja, aleate e Rusmajlit, i ka hequr qafe Enverin me kohë dhe të tjerë vazhdojnë dhe vdesin. Vdesin ca nga ca antarët e Byrosë Politike, vdesin të burgosurit, vdesin hetuesit. Vdekja, si terapi paqtimi, qetëson ujrat, fton prehje për shpirtrat e trazuara, shuan qëndresat dhe, nga vatra e këtij zjarri, pritet të ngrihen e shkundin hirin nipër, që nuk e dinë se në mes të shekullit që shkoi janë grabitur. Do të ngrihen nipër të tjerë fytyrë dlirë, që mund të mos e dinë aspak, që të parët e tyre që u kanë lënë tërë këtë kamje, e paskëshin grabitur ate. E të dy palët e fëmijëve do të jetojnë në paqe, të pajtuar me fatet e veta që u vendosën më parë në 1945 dhe më pas në 2005!
Por zv/Kryeministri Rusmajli, që nuk është aspak figurant në shtabin e grabitjes së pronave, duhet të njohë tërë praktikën juridike ndërkombëtare e cila ka literaturë të bollshme mbi praktikën në vendet e lindjes, ku nuk thuhen asnjëherë fjalët që mori guximin e tha ai. “a -Shteti” – thotë Kritz Neil J. në librin e tij ‘Dilemat e drejtësisë tranzicionale’ (1995), fq. XXXVII – “është i detyruar t’u japë kompensim të dëmtuarve nga shkelja e të drejtave njerëzore bërë prej qeverisë, dhe b – detyrimet për këtë kompensim i shlyejnë qeveritë pasardhëse” Për të qortuar shfryrjen e zv/Kryeministrit, kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist, që ia paskan lënë Rusmajlit në derë, gjenden dhe të tjerë: “Reparacionet janë përcaktuar, si një kurim për atë që është bërë keq, në dobi të viktimës që e ka pësuar, por pa as më të voglën nevojë që të jetë i njëjti: keqbërësi dhe ai që paguan – dhe as i njëjti: viktima dhe ai që përfiton reparacionin”. [Posner, Eric A. dhe Adrian Vermule “Reparacionet për skllavërinë dhe për padrejtësi të tjera historike, “ 103 Columbia Law review 689 (2003)]. Ndryshe nga këta, zoti Rusmajli, thotë një budallallëk tepër të mprehtë, pasi ai nuk di të dallojë, në se më pranë regjimit komunist, kanë qënë pronarët e grabitur, apo ka qenë PD-ja?! Në se e ka të vështirë këtë metaforë, le ta konkretizojë më mirë akoma duke e vrarë ca mendjen: më pranë Enverit, kanë qenë, pronaret e zhveshur apo Rusmajlat?!
Rusmajlit dhe shtabit të plaçkitjes, askush nuk po i kërkon të rikthehen të vrarët dhe të humburit, fëmijët që nuk u lindën dot nga martesat që nuk u bënë dot, për shkak të luftës së klasave. Rusmajlit i kërkohen terrene që ekzistojnë qysh kur është ftohur rruzulli, i kërkohen ndërtesa që kanë mbetur ende më këmbë dhe vazhdojnë të lëshojnë hije, sapo del dielli.
Momenti është i rëndësishëm. Vendimet që do merren janë me peshë. Zgjidhjet në dëm të pronarëve legjitimë e kanë turpin e rëndë dhe pasojat, me siguri, tepër të mëdha!…”

Gazeta Panorama eshte gazete e madhe dhe Ilir Rusmajli duhet ta kete lexuar. Ose dhe ju Ernest mund te keni qene bashke kur e ke lexuar kete shenim!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.