Islami i befasuar: Do investigoj rezultatin zgjedhor. Dhe më tej: Rama më hodhi në humnerë

Postuar në 02 Korrik, 2013 15:36

 

Parashikimet e tij me shkrime në trajtë analize ku përziheshin shifra, krahasime e ekuacione, kryesisht tek gazeta “Panorama”, ende janë të freskëta: “Pse PS nuk fiton dot vetëm”, pastaj “Pse PS-ja edhe me LSI-në nuk fiton dot”, dhe më tej “Pse PD-ja do fitojë gjithsesi”. Kastriot Islami, tashmë deputet i PD-së, ka folur për A1 Report lidhur me rezultatin befasues zgjedhor, duke lidhur gjithçka me një fenomen të mistershëm që ka ndodhur javën e fundit para zgjedhjeve. “Javën e fundit ka ndodhur diçka që më befasoi. Nuk mund ta them akoma çfarë ndodhi se jam duke investiguar… Rezultati surprizë është dyfishimi i votave për LSI”, tha Islami. Ama, për herë të parë Islami përdor edhe përcaktor të fortë lidhur me pasojat që i dha atij politikisht konflikti me Edi Ramën. “Karrierën unë e mbyll vetëm nëse nuk më do populli, jo nëse nuk më do Edi Rama, që më hodhi në humnerë”, thotë Islami, duke shtuar se Berisha “i vlerësoi kontributet e mia prej shtetari”. Ish kryetari i Kuvendit dhe shumë herë ministër socialist, Islami tani do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Nëse nuk ndodh ndonjë surprizë, nga ato që s’kanë nevojë për investigim.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>O turpi i shekullit i politikes shqiptare,me mire hesht dhe zvarritu neper breket e Saliut.Nje plehre ku e ka vendin tjeter vecse ne koshin e plehrave ndaj aty te hodhen,aty ku e meriton.Me mire hesht dhe mos fol.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp;Nje pellembe burre kercikuq, qe e mjel lopen qe ne kembe, vazhdon ende te perrallise... Dhe thote se e votoi populli. Cili popull te votoi more Kazo? Pa shko njihere ne katundin tend atje ne Mallakaster, shko ! Pa do ta fusin bigacen e ullirin &nbsp;ne b... dhe do ta bejne Kacon bige.... &nbsp;Paske qene i lige shume ne shpirt, more katran. Perseri vazhdon te provokosh elektotartin e majte dhe socialistet te cilet dikur te kane besuar duke ta dhene voten. &nbsp;Megjithate mos shpreso se e ke shume te gjate ne PD. &nbsp;Te &nbsp;gjithe jane gati te te shqyejne...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.