Si mund të luftojnë gratë maskilizmin? “Duke bërë greva seksuale”, thotë Vivian Norris

Një Ph. D. që fokusohet në studimin e mediave dhe të globalizimit, Vivian Norris, ka shkruar një artikull, në të cilin u sugjeron grave të Teksasit që të mos bëjnë seks me burrat me mentalitet patriarkal e me burrat që s’duan t’ia dinë për të drejtat e tyre (për ata që lexojnë në anglisht, mund të shkojnë në linkun http://www.huffingtonpost.com/vivian-norris-de-montaigu/texa...). Po pse në Teksas? Si janë punët në Teksas? Në Teksas, thotë autorja nuk është e pazakontë që të gjesh të shkruar në makina tekste të tillë, si “gruan ta jap, qenin edhe mund ta jap, por armën nuk ta jap kurrë”.
Të kuptohemi, gratë e Teksasit nuk kanë probleme të ngjashme me gratë në Shqipëri, por teza e Vivian Norris-it për të bërë një grevë seksuale është bajagi provokative, dhe mund të përdoret si mjet presioni në shoqëri maskiliste. “Para disa vitesh, në Kenia, kur shpërtheu dhuna pas zgjedhjeve, gratë morën nismën për të mos bërë seks me burrat derisa këta të fundit të hiqnin dorë nga dhuna. Dhe e dini se ç’ndodhi? Burrat hoqën dorë, nuk po lufonin më kundër sho-shoqit”, rrëfen përvojën keniane autorja. Dhe mendon se kjo përvojë mund të vlejë edhe në Teksas. Prandaj i këshillon gratë teksane: “Mos bëni seks me burra, të dashur, dashnorë, bashkëshortë, etj, që nuk votojnë në favor të “reproductive health”-it tuaj; mos do më thoni se ai është alamet djali, se ia vlen të shkosh me të? Kujt i plasi. Rezistoni! Shkoni në pishinë, ose meditoni, kur ndjeni se po ju humbet rezistenca”.
P.S. Me ‘reproductive health’ kuptohet një gjendje fizike, mendore e sociale, që u jep mundësinë njerëzve, sidomos grave, të kenë një jetë seksuale të sigurtë e të kënaqshme, garanton aftësinë e riprodhimit dhe lirinë individuale për të mbetur, apo jo, shtatzanë.
Re.Pu.
Comments
Qenka kujtuar vone kjo
<p>Qenka kujtuar vone kjo zonja.</p><p>Te njejten gje ka rekomaduar Aristofani ne komedine e tij "Lysistrata", me shume se 2400 vjet me pare.</p>
Add new comment