Kreu i Lëvizjes Islame “Bashkohu”: Po, mbrojmë parime të njëjta me Vetvendosjen

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:55

 

Komentuar gjatë ditës sot tek Respublica, shkrimi në gazetën Express i opinionistit Arben Idrizi, mbronte tezën “drejtuesit e Vetvendosjes janë “duke e çuar këtë nacionalizëm në shtratin çiftëzues të ekstremizmit islamik”. Sot, po tek Express-i botohet intervista e Fuad Ramiqit (foto), kreu i Lëvizjes Islame “Bashkohu”, i cili është i bindur se Vetëvendosja mbron parime të njëjta me ato të partisë së tij. “Në zgjedhje (fjala është për ato lokale të vjeshtës) do konkurrojmë të vetëm, por pas zgjedhjeve, ndër partitë më të preferuara për koalicione kemi Vetëvendosjen”, thotë Ramiqi. Përkrahjen e VV-së për çështjet fetare si ajo e shamisë, Ramiqi nuk e sheh si të tillë, por thjesht “një standard demokratik që është për t’u përshëndetur”. Edhe bashkimin e simpatizantëve të partisë së tij në protestat e VV, Ramiqi e komenton si një reagim të natyrshëm dhe të pakoordinuar, kundër një marrëveshjeje të keqe që po firmos qeveria dhe parlamenti i Kosovës.

 

 Intervistën e plotë e gjeni në linkun http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,115572

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Te gjitha keto si BASHKOHU dhe VETVENDOSJA &nbsp;i çojne uje mullinit te serbve, aqe sa mund temendohet se jane vegla te pagueme nga serbet.</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Kjo eshte nje e mire, apo jo, Stafi i Mustafa Nanons?</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by arnaut (not verified) on

<p>Respekte Fuad Ramiqit dhe Albin Kurtit, dy nga njerezit me parimore dhe me te hajrit qe ka gjithe Kosova.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.