Rama, homazh për Dritan Hoxhën e Dan Klosin. Dhe një premtim: Nuk do jem diktatori i radhës

Fjala e kryetarit socialist Edi Rama në festimin e 22 vjetorit të PS-së (dhe suksesit elektoral), ndër të tjera ishte dhe një retrospektivë në vitet e vështira të opozitës. Dhe Rama në Sheraton nuk harroi të nderojë kujtimin e dy të munguarve të mëdhenj për të në këtë ditë; Dritan Hoxhën, themelues i Top Channel, dhe publicistin e aktivistin civil Ardian Klosi, mikun e tij të hershëm. Ndërkaq, Rama shfrytëzoi rastin për të shuar edhe disa dyshime e hamendësime mbi qeverinë e ardhshme të drejtuar prej tij. Së pari, ai falënderoi kryetarin e LSI, Ilir Meta, ndërsa tha se mandati i tyre është i fortë në numra, por i brishtë përballë njerëzve. “Koha do e provojë edhe në qeverisje atë që 23 qershori provoi në zgjedhje. PS dhe LSI mund të bëjnë histori”, tha Rama. Ai përmendi edhe katër viktimat e 21 janarit, duke premtuar drejtësi, e ndërkaq, hoqi edhe një merak që qarkullon kafeneve të Tiranës: “Tani do kem mundësinë dhe kënaqësinë që t’u provoj sesa shumë gabojnë kur më shohin dhe më friken si diktatori i radhës”, tha Rama.
Re.Pu

Comments
Nuk kerkojme diktator te
<p>Nuk kerkojme diktator te radhes por kryeminister qe vendos shtetin ligjor.Dhe te fusesh ne burg politikanet kriminele qe kane vrare e kane vjedhur nuk te ben diktator por pushtetar qe zbaton ligjet per te cilat je zgjedhur te zbatosh. Keto fjale qe thua sot jane justifikimi yt per vazhdimin e pa ndeshkueshmerise ne Shqiperi.</p>
Ti je manjaku i radhes qe
<p>Ti je manjaku i radhes qe shume shpejt do te kthehet ne psikopat</p>
Add new comment