Raporti: 180 mijë emigrantë të kthyer nga Greqia. Shtohet presioni mbi shërbimet publike

Rreth 18-20% e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetonin e punonin në Greqi, ose rreth 180 mijë vetë, janë kthyer në Shqipëri për shkak të krizës greke. Sipas një raporti nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, shkak për këtë kthim masiv, janë bërë taksat e larta dhe rritja e kostove të jetesës në Greqi, pa harruar edhe papunësinë që ka arritur shifra rekord me 27.4%. Megjithatë, “pas shumë vitesh qëndrimi dhe jetese në Greqi, rikthimi në Shqipëri nuk është i lehtë për ta”, thuhet në raport. “Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentuan ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi. Zyrat e emigracionit parashikojnë një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje, por vetëm 5% përqind e të riatdhesuarve kanë kërkuar që ta marrin këtë shumë”, shpjegon raporti. Sipas tij, vala e emigrantëve të kthyer pritet që të ushtrojë presion të fortë mbi shërbimet publike në vend, më së shumti mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor, ndërkohë që në kostot që e shoqërojnë këtë proces, shtohen edhe problemet psikologjike, sidomos për fëmijët.
Re.Pu.
Comments
Bukuri, programi i qeverisë
<p>Bukuri, programi i qeverisë së re i ka marrë parasysh edhe këta edhe ata që do i ndjekin. </p>
Kan vjelle dhe vazhdojne te
<p>Kan vjelle dhe vazhdojne te vjedhin boll helm kundra Greqise "se Keqe" (sidimos turkofilat), por ja qe 180.000 shqiptar e shohin vendlindjen e tyne nji vend ndryshe nga Greqia e Keqe. Aty ne Greqi mesuen se nuk mund te jetohet ala shqiptarçe/ala turka. Kesaj i thone te shkosh ne Europe, jo te futesh gjeografikisht ne Europe dhe mandej te vazhdosh jeten ala turka. As vete turqit nuk mund ta durojne ma ate menyre jetese qe perpiqet Erdogani tua deturoje. </p>
Ke te drejte Paul,shume greke
<p>Ke te drejte Paul,shume greke nuk gjejne pune,dhe rreth 650 000 shqiptare kane pune,ne hotele,kantjere,furra,supermarket,opera,bujqesi,blegtori...dhe kudo...problemi eshte tek disa qe i rane te mires me shqelm dhe u mekuan me propagande!</p><p>Turkofilat,bejne te tyren....shqiptaret duhet te kuptojne ku ndahet shapi nga sheqeri..dhe kjo do dituri,kulture,oksidentalizem dhe mendje si Tuajen!</p>
Add new comment