Nano flet për rreziqet nga makthi i “vdekjes” i Ramës

Mustafa Nano rimerr te Shqip një intervistë të Ramës për dy gazetarë francezë ët portalit Le Courrier des Balkans (që fokusohet te çështje të Ballkanit), fill pasi ishin mbyllur kutitë, e që, ndonëse numërimi i votave ende nuk kish filluar, ish i sigurt në fitore. Intervista me Philippe Bertinchamps dhe Jean-Arnault Derens del në Courrier des Balkans me titullin: “Edi Rama, kryeministri dhe vdekja”. Fjala vdekje në titull del prej kësaj përgjigje të Kryeministrit të zgjedhur të shqiptarëve: “Unë nuk u bëra Edi Rama nëpërmjet politikës. Unë isha Edi Rama përpara. Në qoftë se qëndroj [në politikë], është për të bërë diçka. Kam një problem me vdekjen. Vjen nga fakti që jam një artist. Kam një problem me vdekjen dhe me historinë. Dua të lë një emër. Nuk i çaj kryet për të tjerat. Bëj politikë për të luftuar idenë e vdekjes”
Edhe pse Nano e kupton sensin artistik të “vdekjes” thotë se “Ka një problem te problemi i Ramës me vdekjen e me historinë, pasi ka rrezik që për njerëz me një problem të tillë të pazgjidhur e të pazgjidhshëm, mund të ndodhë që të mos kenë rëndësi ca gjëra të tjera, të cilat te një politikan shihen me kujdes prej të tjerëve, siç mund të jenë përunjësia, llogaridhënia, ndershmëria, morali e opinioni publik, meraku për interesin publik dhe atë kombëtar etj., etj.”
Dhe kjo është rrethana, shkruan Nano, kur “halli i tij mund të bëhet halli i të tërëve.” Për ta mbyllur me një “Larg qoftë!”
k.c.
i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/29/makthi-artistik-i-kryeministrit-rama/
Comments
Mustafa, mos u shqeteso:

Mustafa, mos u shqeteso: fjala 'la mort' (vdekja), ne frengjisht nuk ka pothuaj asnje ngarkese supersticioze (kombi qe flet gjuhen qe fliste Blaise Pascal eshte prej shekujsh racionalist); Edi e ka dhene ate interviste ne gjuhen frenge, e ka menduar ate qe do te thote po ashtu ne ate gjuhe. Ne shqip, pra e perkthyer, pothuaj se nuk eshte fare e njejta gje si ne frengjisht.

Kurre nuk e gjen nje njeri

Kurre nuk e gjen nje njeri (normal, jo alienet e pd-se) ne bote qe te mos kete hallin qe ka Edi Rama. Nga ana tjeter e shoh pa ndonje sens qe te filloj argumentimin e idese se Edit, ide kaq e vejter e luftes se jetes me vdekjen dhe triumfit te jetes. Te pakten jeta, prej mijvjecaresh kete ka treguar. Tung!

respekte zoti nano..me pelqen

respekte zoti nano..me pelqen qe vazhdon te besh opoziten dhe pas ikjes se sales..gazetari duhet ta bej gjithnje..asnjehere servil i pushtetit,por persona te tille eshte e veshtire te gjesh..edhe njehere shume respekte..

Ç'dreq fati paskemi

Ç'dreq fati paskemi keshtu?!

Njeri, ai qe sapo dha doreheqjen, na tregonte se ne femijerine e rinine e tij kishte bere shoqeri me ujqit, dhe se mund te kishte humbur udhen mes mjegulles se Alpeve! Se kush tha per te se i kishte hipur Politikes si nje Kali prej te cilit zbret vetem i vdekur...

Ky tjetri, I Gjati Tjeter, na e prezantoka veten (tek te huajte) si "...një burrë që bën politikë për të mashtruar vdekjen...?!"

Duket qart, asnjeri preh tyre nuk flet per jeten, jeten e Njeriut, si qenie e Zotit, per te kryer, gezuar e plotesuar Ditet e Fatit te tij.

Ai i Ujqeve dha doreheqjen, por "Lamtumire...s'keni per te patur nga une! Kurre!", betohet, edhe pse i humbur, me ne fund, nga

Populli. Dmth, domethene cfare?! Qe po iken, por do jesh kendej rrotull? Qe Vazhduesi ne PD do te jete Sozia yt?! Apo cfare...Cfare keni keshtu me kete marrezine tuaj per pushtet deri ne vdekje?

E, ky tjetri, duke marre persiper te drejtoj Jetet e te Gjalleve, paska problem Vdekjen e tij, menyren e vdekjes se tij! Tjeter Muço-bej ky! Por a s'e ke Gregun ti, o Njeri? Dhe ndonje mikeshe te mire, a s'e pate dot fat, me ne fund? Rro dhe vdis nepermjet dashurise se tyre...Bej per te tjeret ate qe s'bere dot per secilin prej njerezve qe u ndodhen ne shtegun e jetes tende...Lere vdekjen ne jeten e saj, mos e ngaterro vdekjen tende me Jetet e atyre qe vdesin edhe ata, por pa e ditur, pa filozofuar aq shume per te, madje pa e menduar fare vdekjen...!

Ç'dreq fat,qe ne krye tone shfaqet papritur ky lloj njeriu?!

Apo ky qenka Fati yne?!

Add new comment