Nikoll Lesi akuzon se aleatët e djathtë e kanë vjedhur! Edhe Nard Ndokës e PLL u kanë “ngrënë”një deputet

Në një shkrim te Panorama sot, Nikoll Lesi akuzon drejtpërdrejt që në koalicionin e djathtë ka pasur një vjedhje të madhe votash ndaj aleatëve të vegjël. Ai sjell rastin personal, ku në qendrën e tij të votimit te P.N. Luarasi, ka votuar vetë i 5-të, me bashkëshorten, djalin e madh, vjehrrin e vjehrrën, por në atë QV ka vetëm 3 vota! Lesi, beson se dhe 19 banorë të pallatit ku banon prej 20-vitesh i kanë deklaruar votën (janë gati të firmosin dhe me noteri), dhe asnjë nga ato vota nuk gjendet në kuti. Ai përmend dhe rastin e Rrogozhinës ku kishte një shtab me 25 njerëz, dhe ka vetëm 1 votë të numëruar. Pra, konkludon ai votat “i ka ngrënë PD me nja dy parti të vogla të koalicionit“. Dhe jo vetëm të tijat, por dhe të PLL dhe të PDK. Duke iu referuar numëruesve të PDIU e PR (si parti me ‘mik’) Lesi thotë “i kishim varur ujkut mëlçitë në qafë”.
Shkruan Lesi: “Tani gjtihçka ka mbaruar dhe është dhe e kotë të bërtasësh, pasi shumëkush mund të thotë ‘po ti ç’pate që shkove te ujku?!’ E drejtë,porse po kujtoj atë shprehjen e urtë popullore që thotë ‘në më rrejsh herën e parë, të vraftë Zoti, në më rrejsh herën e dytë, të ruajttë Zoti!’. Kjo ishte hera e parë për mua në Tiranë. Herë të dytë nuk do ketë në këtë mënyrë, ndryshe ‘të ruajttë Zoti’”
k.c.
Comments
Ky eshte thjeshte nje

Ky eshte thjeshte nje SHARLATAN.

U shfaqen disa syresh ne kete fushate si Spahiu dhe ai tipi i pseudouniversitetit "Vitrina" qe doli ne shesh me thirrjen; "duam babën" !

Por, kur shumë ketu po bejne sharlatanin, perse te mos e beje edhe Nikolla qe e ka zanat !!

Kane ngrene votat e Lesit?
Kane ngrene votat e Lesit? Kush eshte ky Lesi?
Pse, je i ri dhe nuk e mban

Pse, je i ri dhe nuk e mban mend qenin "Lesi?"

Nikoll Lesi akuzon

Nikoll Lesi akuzon drejtpërdrejt bashkëshorten, djalin e madh, vjehrrin e vjehrrën per mosdhenie vote...

Pse habiteni kaq shume qe

Pse habiteni kaq shume qe kane vjedhur votat? Sikur nuk e dini se si numerohen votat ne Shqiperi. Apo kur fiton PS-ja nuk duhen hapur kutite, vetem kur humbet.

Add new comment