7 gabimet e Berishës, sipas Agron Tufës

Nën titullin “ku është gabuar?” Agron Tufa analizon te Panorama humbjen e PD, por që në brendësi në të vërtetë e konsideron si përgjegjësi të Berishës personalisht. Ai shtron për analizë 7 gabimet e Berishës:
- Gabimi i parë, sipas Tufës (dhe më i madhi) i “Berishës dhe pushtetit të tij” është aleanca e tij e panatyrshme me Ilir Metën “Ky gabim u thellua pafalshëm në momentin kur Berisha nuk mbajti qëndrim të prerë moral për korrupsionin e ministrave të tij aleatë, të njohur si skandali i videos Meta-Prifti, por përkundrazi, u përpoq dhe ia arriti ta mbrojë aleatin e tij kainian” për Tufën, kjo “ia rrëzoi atij hijen kalorësiake të luftëtarit antikorrupsion”
- Gabimi i dytë i Berishës është se “vazhdoi të thellojë një sëmundje të vjetër, të trashëguar edhe më parë: moslejimin e debatit, diversitetit dhe demokracisë së brendshme brenda partisë dhe grupit të deputetëve të PD-së.”
- “...katapultoi në pushtet figura të reja drejtuese pa energjinë e së djathtës, madje me prejardhje nga kupola e kuqe e ish-piramidës së PPSH-së”
- “...faktorizimi i figurave të ricikluara, plëngprishëse të së djathtës si Pollo, Ruli, Ndoka, Imami, Selami etj.,”
- “....hedhja në përballjen elektorale të qarqeve figura që nuk kanë pikë lidhjeje me bazën. Figura me profil të zbërdhulët...” Madje, duke folur për bazën, Tufa flet për një roces që shndërroi “kryetarët e degëve të partisë në këto seli si ca sulltanë të plotfuqishëm, gjysmëperëndi lokale që ndanin pushtetin në rrjet nepotik...”
- “....përfshirja në fund fare, në prag të fushatës, të renegatëve socialistë...” një azilim politik i socialistëve që bëhet edhe më i papranueshëm “kur dëbon nga lista ish-deputetë të përkushtuar të së djathtës (Enkelejd Alibeaj, Mark Marku) dhe i zëvendëson ata kokë më kokë – Kastriot Islamin në vend të Alibeajt dhe Gjovalin Kadelin (ish-kryetarin e PS-së së Lezhës) në vend të Mark Markut.”
- Gabimi i shtatë e më i rëndë, në pikëpamjen e Tufës “është sjellja e tij me shtresën më të gjerë që përbën pjesën dërrmuese të ish-të përndjekurve politikë.” Edhe pse grevën e vitit të kaluar, Tufa vazdon ta konsiderojë si “një intrigë e regjizoruar nga opozita”, ai konsideron se “sjellja e Kryeministrit ndaj grevistëve ishte brengosëse për shumëkënd prej kësaj shtrese, ndonëse ata, me të drejtë, nuk e përkrahën grevën.”
- k.c.
i plotë:
Comments
Ky eshte nje militant politik

Ky eshte nje militant politik i neveritshem.

Shkrimtari i deshtuar Tufa,
Shkrimtari i deshtuar Tufa, merret me ish te perndjekurit. U shkruan here nje elegji e here u tregon barsaleta.
Keshtu e nis shkrimin Tufa

Keshtu e nis shkrimin Tufa tek "Panorama" pasi ben nje aludim per nje fakt, nje hollesi, per shkak te se ciles Napoleoni humbi ne Vaterlo:

...“imtësi” apo “rastësi” – kjo “imtësi e rastësishme” apo “rastësi e imtësishme”.... , pastaj rendit keto arsyet qe jane permbledhur edhe ketu. E hë, tani, flisni ju, IMTESI apo RASTESI ishte qe humbi Sali-Ariu!?

Keshtu jane intelektualet o vlla? Kane te drejte disa femije kur i pyet se ç'do te behesh kur te rritesh- shumica te pergjigjen"do behem lazo" , asnje nuk thote " intelektual". (moda e bashkesise se ambientit)

7 gabimet e Berishës: Gabimi

7 gabimet e Berishës:

Gabimi i parë, sipas Tufës (dhe më i madhi) i “Berishës dhe pushtetit të tij” është mungesa e aleances se tij paraelektorale me Ilir Metën ku mund ti jepete 40% te pushteti pas 23 qershorit...ky gabim mund te rregullohet...ka kohe deri ne shtator

Gabimi i dytë i Berishës është se nuk kandidoi Tritan Shehun ne Lushnje

Gabimi 3te...nuk vuri Kastriot Islamin kandidat ne Mallakaster dhe shume ish te denuar per krime oridnere ne listat e PDse

Gabimi 4rt...nuk vuri Xhelal Mziun kryetar te KQZ dhe Halit Shamaten minister rendi

Gabimi 5te...nuk vuri ne listat e PDse Tirane ambasadoret Arvizu, Wolfarth dhe Sequi

Gabimi 6te nuk hodhi para per te blere ne xhepat e njerzve si LSI por i beri leket rrushe kumblla neper tunele e rruge qorre

Gabimi i shtatë, nuk shkoi tek TV KLan dhe nuk degjoi keshillat e Frrok Cupit

o kacurrels i peshkpise, eja

o kacurrels i peshkpise, eja emigro ne gjermani se e ka kush te pret. hajt shisni ca libra te deshtuar me perndjekje nga komunizmi se ndoshta ju pijne uje ketej.... pika qe s'te bie

Shume shpejt z.TUFA po ndahet

Shume shpejt z.TUFA po ndahet nga..."TUFA" qe mbeti pa... "PERçOR" !!!

Add new comment