Berisha: Kushdo mund të kandidojë për kreun e PD-së; Topalli: Unë tërhiqem

Postuar në 28 Qershor, 2013 09:28

Berisha ka humbur, e ka njohur humbjen, ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së, por edhe ka rimarrë në mënyrë arrogante drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, që me siguri do jetë një beniamin i tij. Ka shpallur të hapur fushatën brenda partisë; madje, ka shpallur dhe rregullat e reja të lojës. “Do ketë votim një anëtar, një votë”, tha i prerë. “Të gjithë janë të lirë të dalin kandidatë për postin e kryetarit”, saktësoi. Dhe menjëherë pasi Berisha u hapi rrugën të gjithëve, doli Jozefina Topalli e deklaroi: “S’do të kandidoj për kreun e PD-së, nuk është ambicia ime. Jam krenare që punuar me Sali Berishën. Berisha është aktitekt i Shqipërisë moderne”.

Me sa duket, Berisha i ka tërhequr veshin për faktin që mediat e kanë konsideruar si një prej kandidatëve.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Pesimisti (not verified) on

Nuk i ka terhequr veshin por viktima e ka nuhatur qe smund te beje asgje per sa kohe ka satrapin mbi koke.

Submitted by Kosovalia (not verified) on

Pershendetje,

Tani mediat duhet te merren me shum me fituesin( koalicionin e majte), dhe jo me Berishen. Tek e fundit eshte problem i PD-se, se cfare roli do te kete Berisha ne procesin e zgjedhjeve te brendeshem, apo pas tyre.

Submitted by ID (not verified) on

C'jane keta njerez pa personalitet, pa piken e dinjitetit! I rrofte karriera qe bejne duke shkuar nga mbrapa liderit, se keta persona nuk kaneasnje e aftesi personale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.