Besnik Mustafaj: Berisha e bëri të vetën, ndërsa ministrat, shkaktarët e katastrofës elektorale, kapardisen me humbjen

Ish-deputeti i PD-së, një prej zërave ndryshe të së djathtës, Besnik Mustafaj, në një koment të tij në “Facebook” shprehet me habi për qëndrimin që mbajnë ministrat e Berishës, të cilët humbën zgjedhjet e 23 qershorit. “Të dashur miq! Berisha, ashtu siç i takonte, e mori publikisht mbrëmë (parmbrëmë) përsipër gjithë përgjegjësinë e humbjes. Shoh se ky fakt po keqkuptohet rëndë nga ministrat. Në statuset e tyre në FB nuk shfaqin asnjë shenjë reflektimi. Ata duhet të rrinë thellësisht kokulur para demokratëve në radhë të parë për katastrofën elektorale që shkaktuan të gjithë bashkë. Kapardisja e tyre është fyese”, shkruan Mustafaj në “Facebook”.
Zh.
Comments
Ky Mustafaj eshte nje plehre

Ky Mustafaj eshte nje plehre po aq sa Sala! Shikoni sa po e vuan faktin qe Sala na u terhoq. Ne asnje pike nuk i shkon ndermend te thote qe Sala ne fakt nuk u terhoq realsiht. Te terhiqesh do te thote qe te mos kesh asnje rol, as ate te zgjedhjes se liderit te ri. Vetem nqs Sala nuk nderhyn tek zgjedhjae Lulit mund te thueht qe ai me PD nuk ka me lidhje.

Persa i perket ministrave te PD-se, eshte prape po aq faji i Sales, i cili vetem qe te mos na shahet Luli, nuk shahu asnje minister tjeter. Dmth, pse Sala morri tere fajin per vee, dhe nuk u shpreh per nje faj te tere klases drejtuese te PD-se se sotme si fajtore ne grup per humbjen e thelle te 23 qershorit. Jam plotesisht dakort qe Sala eshte fajtori me i madh, por jo i vetem. Nga te tere ministrat e PD-se nuk ben perjashtim as edhe nje nga pergjegjesia e deshtimit. Por sic duket Sala nuk mund te hape nje loje te tilla larje hesapesh sepse i rrezikohet dhenduri Lul Basha. Dhe vetem per te mbrojtur Lulin (lexo Giten) ai pranoi te marre fajin te terin vete, t'u hedh hi syve shqiptareve me gjestin e doreheqjes se tij, dhe te shpresoje qe asnje analize e vertete dhe e thelle mbi shkaterimin e PD-se te mos vijoje!

Mustafaj te na thote ndonje fjale mbi vrasjen e 4 njerezve ne bulevard ne 21 janar me Lul Bashen minister dhe a duhet te mbaj faj ministri i brendshem apo jo.

Dhe meqenese ca zera krahasuan Berishen me Sarkozine persa i perket doreheqjes, kur Sarkozy dha doreheqjen nuk ngeli asnje nga "te tijet" ne kryesine e partise. U bene zgjedhje shume te forta dhe Sarkozy iku dhe jashte Frances ato dite vetem e vetem qe te mos quhej qe po ndikonte. Dhe asnje prej dy personave qe konkurruan per rolin e liderit nuk mund te quheshin zara te Sarkozise, perkundrazi mund edhe te konsideroheshin sfidante.

P.S. Zoti Mustafaj te na thote edhe ndonje fjale per lotet. Lotet duken si nje karakteristike e budallenjve pas asaj qe na pane syte te merkuren ne darke. A nxorri lote ai vete per Berishen?

Cfare po thua, qe Berisha te

Cfare po thua, qe Berisha te zhduket nga partia, duke i'a lene ne dore Mesila Dodes dhe Jozefina Topallit te zgjedhin pasardhesin e tij? Keq apo mire, Berisha eshte ku e ku me vartesit e tij, te pakten atij duket sikur i dhimbset ajo cka ndertoi per 23 vjet, ndersa kopuket qe kapardisen per disfaten qe kane pesuar, dhe qe s'shfaqin asnje shenje pergjegjesie, nuk e kane problem ta shohin PD te shkermoqur e te shqyer mes tyre, ne nje lufte pa princip per twe rrembyer kreun e pamerituar. Eshte normale qe ai te jete pjese e procesit per te zgjedhur pasardhesin, nderkohe qe ata qe duan t'i zene vendin jane te gjithe te padenje. E kuptoj qe opozita e djeshme nuk do ngopej ta shihte PD te shqyhej pjese-pjese, dhe Berishen ta shihte te vdekur, por ky nuk eshte meraku i votuesve qe votuan kunder tij; mbase eshte veç meraku i putinisteve qe duan te kene fushe te lire per te tallur bythen si keta qe shkuan me pushtetin, duke eleminuar edhe opoziten e ardhshme. Por kjo nuk do te ndodhe, sido qe te sillen punet.

fyese per ke o Mustafaj?

fyese per ke o Mustafaj? elektorati i tyre eshte si rinia komuniste e revolucionit kinez. festojne humbjen duke thirrur “fitore!! fitore!!”. mund te fyen keta?!!! keta i ka vrare perendia qe nga forma e kokes qe u ka dhene.

Kryetari i ri i PD duhet te

Kryetari i ri i PD duhet te beje ate qe beri Gjilasi ne Beograd, pas largimit te presidentit Tadiq: Te gjithe ish ministrat, te mos jene as deputetw, dhe tu leshojne vendin te tjereve nga lista. Keshtu ata ikin bashke me pergjegjesine

Po te kishte qene edhe

Po te kishte qene edhe Mustafai ne qeverine e Berishes, PD-nuk merrte as 12% te votave qe ka marrë!

Add new comment