Andi Bushati shpjegon disfatën e Berishës

Andi Bushati ka shkruar një shkrim me titull “Kush e pa mbretin lakuriq?”, dhe aty shpjegon shkaqet e disfatës së Sali Berishës. Përgjigja, sipas tij, është “vetëm tek një fakt, që është edhe një nga shkaqet kryesore të disfatës së sotme të Berishës: falsiteti i regjimit që ai tentoi të ngrejë”.
Dhe më poshtë përkufizon regjimin fals të Berishës: “Nuk qe vetëm çmenduria e njeriut me rini të përjetshme, me rekorde në not dhe në ngjitje lartësish, që do na printe edhe në 35 vitet e ardhshme. Nuk qe vetëm fluturimi i përçartë i prijësit që u fliste njerëzve në mjerim, për rekorde alla gjermane dhe për superfuqi energjetike në rajon. Jo, ajo qe më shumë se kaq. Në shërbim të saj u vu një luzmë servilësh që përkrahnin dhe zbukuronin çdo xhevahir që dilte nga goja e udhëheqësit. E atyre që luftonin me idenë se për të mbrojtur gardhin e kryeministrisë duhej vrarë. Se fajtorë nuk qenë vrasësit, por ata që ua çuan në shteg. Se për të vjedhur fitoren në filigran të liderit të opozitës, duhej mbështetur alibia e numërimit të çdo vote. Se në batërdinë që u bë me koncesionet e hidrocentraleve kishin përfituar edhe kushërinj të socialistëve. Se me njerëzit e fabrikës së vdekjes ishin të lidhur edhe opozitarët. Se vjedhja skandaloze në Rrugën e Kombit ishte një shpikje e atyre që s’e donin kombin të bashkuar. Se shpërthimi i Gërdecit qe një krim i atyre që s’e donin Shqipërinë në NATO. Se për të shkuar në Europë s’na pengonte asgjë përveç tre ligjeve. Se udhëtimi pa viza drejt Amerikës, qe një ëndërr që mund ta plotësonte vetëm Berisha.”
Shkrimin e plotë e keni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/06/26/kush-e-pa-mbretin-lakuriq/
Re.Pu.
Comments
Po, Bushat, ashtu si ne

Po, Bushat, ashtu si ne filmin e pergatitur, edhe ne kete reflektim tuajin ka te verteta

Por... tashme qe Ai (qe ju Te Majtet e sollet ne krye te se djathtes),

se paku tani, perpiquni te rrefeni ate qe ka ndodhur.

Se paku tregoni se nje varg gazetaresh u majmen dhe u pasuruan, pikerisht per sherbime te tilla.

Bukuruan e zbukuruan kete falsitet shteteror, kete demokraci false, te cilen kerkoni t'ja faturoni

se Djathtes, kur ne thelb eshte deshtimi i se majtes komuniste.

Sigurisht qe Berisha ka shume pergjegjesi, qe s'mund te quhen te "falura" thjesht me doreheqjen e

tij, por a ka te drejte te lumturohet me fituesit, edhe ndonje botues qe eshte majmur prej humbesve?!

Berishizmi nuk ka vdekur, dhe

Berishizmi nuk ka vdekur, dhe nuk hiqet nga kokart e shume politikanve shqiptare. Dhe berishizmi eshte variant shqiptar i stalinizmit. Nuk eshte cesthija se do iki apo jo Berisha si individ. Eshte ceshtija e crrenjosjes se mendisive stalinist qe i kane gjithe poltikanet kryesore ne Shqiperi. Fjala vjen Berisha iku sepse i humbi zgjedhjet. Bukur...po Ed Rama perse nuk dhadoreheqjen me 2009 kur humbi zgjedhjet??? Po Ilir Meta me 2009, persa nuk dha doreheqejn kur tha se do marri 35-40 deputete??? Sa madate do rrije Rama apo Meta ne partite respektive PS dhe LSI. Nuk iken kollaj berishizmi ne forme por as ne permbajte per sa kohe pushteti konsiderohet si oborr pefitimesh...

Me ikjen e Berishes nga
Me ikjen e Berishes nga skena, me te mjeruarit do te jene gazetaret mainstream te shtypit shqiptar. Jane te pakte ata qe kane integritet intelektual per te shkruar per gjera te tjera, perveçse sharjeve apo akuzave kunder Berishes, apo servilosjes e lajkatimit ndaj tij. Gazetaria e llogoreve tashme duhet te kerkoje nje tjeter burim jetese, se kerma politike e Berishes, ne gjashte muaj do te jete e rroposur ne harresen kolektive. Pastaj çfare? Keta gazetare qe e kane shendrruar rrenen dhe injorancen ne profesion, do ti shohim, ca duke renditur statistikisht sukseset e qeverise, ca duke stisur situata konfliktuale qe nuk ekzistojne, per te shitur kopjet e gazetave qe s thone asgje. Seriozisht, keta gazetare, dhe keto media, qe krijuan mitin e Berishes gogol e te pathyeshem, me teper se per fatin e Berishes, te majtes apo te djathtes, duhet te shqetesohen per te nesermen e tyre..
Shqiperine e kane shkaterruar

Shqiperine e kane shkaterruar dy viruse: politika dhe media, bile media e para. Keta gazetare e analiste si Bushati, hipokrite e servile te pashembullt, te cilet paguhen sa politikanet, shkaterruan psikologjine, karakterin dhe te ardhmen e shqiptareve.

Per Anal-istin

Per Anal-istin Bushat

Gerdeci e rruga e kombit kane qene para fitores se 2009 e ato nuk mund te quhen faktore se duhej ta kishin dhene efektin ne 2009 dhe jo sot.

Rezultati i 21 Janarit u pa me 8 maj kur opozita humbi Tiranen dhe voten politike 10% ne shkalle kombetare

Per ta mbyllur analizen tende te leshit me ler te them se PS ne keto zgjedhje eshte aq sa ka qene ne 2009 dhe gjithe rritjen e ka LSI - thene ndryshe , blloku, korrpsioni ose fatura e njolla me e madhe e qeverisjes se demokrateve ne keto 4 vjet eshte shperblyer me gjithe rritjen qe ka e majta ne keto zgjedhje. Pra e gjithe pakenaqesia qenka perkthyer ne shprese dhe besim per Ilir Floririn.

Thene troc Berisha i humbi zgjedhjet dhe Rama nuk i fitoi - I fituar doli vetem KORRUPSIONI i cili qe nga dita e pare do filloje te vjedhje per te zevendesuar ate qe ka shpenzuar dhe per ta vene serisht ne perdorim ne zgjedhjet e tjera.

Berisha nuk ka asnje te

Berisha nuk ka asnje te drejte, morale, qe te ndikoj ne pas-ardhesin e tij.

Sepse PD-ja pas tij nuk eshte si PD-ja e dekretuar nga Ramiz Alia.

Nese pd-istet do vazhdojne te pranojne linjen e vjeter, udhe e mbare u qofte.

Berisha s'ka te drejte te marre me qafe, edhe me tej PD-ne. Duke dhene doreheqjen, ai le te themi formalisht

lehtesohet perballe atyre qe ka ne Keshillin Kombetar, te cilet i kishte zgjedhur vete ai, si duartrokites,

por jo perballe besuesve e mbeshtetesve te nje PD-je te realisht te djathte, dhe jo vazhduese e lojes se

ish-komunisteve, pra te Pardesyve te Bardha.

Berisha nuk eshte ende i sinqerte ndaj atyre qe pranojne ende ta degjojne: Lulzim Basha le te provohet ri-fitues

ne Bashkine e Tiranes, e me pas le te kandidoje kryesine e PD-se. Lulezim Basha duhet t'i shpetoj me pare dy-shimeve ne lidhje me te qenit ish-Minister i brendshem ne kohen e 21 janarit.

PD-ja s'ka pse vazhdon te paguaj, edhe ne fushatat me tej, per gabimet qe le te themi kandidatet e neserm

kryen bashke me Berishen!

Add new comment