Shënim: U thye konstantja elektorale historike. E theu 1 prilli…

Pas zgjedhjeve traumatike të viteve ’90 në Shqipëri, ato të vitit 2001 shënuan rikthimin në një noramlitet relativ (përkthimi i fjalës relativ: normale për kushtet shqiptare). Dhe që nga viti 2001 deri në vitin 2011, shifrat agregate të përqindjeve të votave në rang kombëtar (ose ndryshe, peshat elektorale) të partive të vetëquajtura të majta dhe atyre të vetëquajtura të djathta kanë ndjekur një konstante statistikore – partitë e majta, të marra së bashku (pavarsisht se si janë konfigururar koalicionet), kanë mërrë 51%-52% të votës popullore. Kështu, për shembull, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2009, partitë që janë sot në koalicionin e majtë morrën 51.4% të votave në rang kombëtar.
Por konstantja elektorale historike u thye në 23 qershor, dhe atë e theu LSI-ja… Dhe ja përse.
Sipas rezultateve paraprake, koalicioni i majtë e rriti peshën elektorale në këto zgjedhje nga 51.4% që e kishte në 2009-ën në 57.4% - pra, 6%. Ndërkohë, ekzaktësisht kaq është rritja e peshës elektorale të LSI-së në rang kombëtar, në krahasim me vitin 2009 – nga 4.85% në 10.85%. Dhe LSI-ja ishte partia që iu bashkua e fundit koalicionit të majtë – në 1 prill 2013…
Shënim: Fakti që rritja e peshës elektorale të koalicionit të majtë në rang kombëtar shpiegohet vetëm me rritjen e peshës elektorale të LSI-së, nuk do të thotë se kjo është e vërtetë në çdo qark, rreth, bashki, komunë, lagje apo fshat. Për shembull, një parti që u krijua vetëm para ca muajsh (PKDSH) doli ndër të parat në rrethin e Pukës, duke fituar një mandat në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, LSI-ja mori 24% të votave në qarkun e Beratit – pra pati në këtë qark një peshë shumë më të lartë se sa pesha e saj mesatare elektorale në rang kombëtar.
E.Zaloshnja
Comments
He more pranoje tani se ato

He more pranoje tani se ato parashikimet qe ke 6 muaj qe predikon nuk te doli asnjeri. Jo po populli i majte kaq, jo po i djathti aq ...

Mesoje njehere e mire qe fryma te dhjet aritmetiken.

nuk e they fryma, e theu

nuk e they fryma, e theu LSI-ja, sado qe te mos na pelqeje...

Ketu ke te drejte, nuk e theu

Ketu ke te drejte, nuk e theu fryma, e theu fryma e keqe...

Une nje pyetje kam, shpresoj

Une nje pyetje kam, shpresoj qe njehere ne jeten e juaj te keni kurajon ti pergjigjeni drejtesisht mbas ketyre fakteve te reja.

A i paska humbur Rama zgjedhjet e 2009 apo jo, e si rrjedhoje te jepte doreheqjen?

Rama i ka humbur zgjdhjet e

Rama i ka humbur zgjdhjet e 2009, edhe sot po ta marim pa LSI por se bashku me aleatet e tjere ka mare diku te 68 mandate, pra vetem 2 me shume. Berisha ne 2009 mund te rrezohej vetem nga Gerdeci pasi ecja ekonomike e shqiperise ishte e kenaqshme. Rama duhet te bashkohej ne protesta me Meten pas gerdecit e jo te cbente kushtetuten me Berishen.

Rama i fitoi me vota

Rama i fitoi me vota zgjedhjet e 2009 (qe u vodhen keqazi), dhe per kete nuk duhet te jepte doreheqjen por te vazhdonte betejen per voten e lire.

Por Rama humbi 2009 prej mendjelehtesise qe tregoi duke i quajtur zgjedhjet te fituara dhe duke miratuar nje kod zgjedhur te keq, qe ja propozoi Kali i Trojes se Saliut ne PS (Kac Islami) dhe me keq akoma duke mos organizuar nje mbrojtje te forte te votes si me 2013. Per kete duhet te jepte doreheqjen.

Mqs keto argumenta jane te dyja mjaftueshem te forta per te motivuar veprimin qe vjen mbrapa, Rama zgjodhi te paren dhe per mua beri mire.

Ku jane keto votat e vjedhme

Ku jane keto votat e vjedhme se nuk i gjej dot o njeri? Votat e PD-se i kane vajt nga pak te FRD, PDIU, PR po kryesisht te LSI. A mos po thua qe votat qe PD i ka vjedhur PS-se ne 2009, sot i shkokan ketyre partive?!!!

Shko te Artan Hoxha ti, se

Shko te Artan Hoxha ti, se mendimin tënd ka. Në 2009 ishte shumë e thjeshtë, të hapeshin kutitë. Gjithësesi dhe neglizhenca e njerëzve që s'votuan atëherë, përfshirë mua, i çoi gjërat siç donte Sala ngjitur e ngjitur që të fuste duart. Fryma që kishin merak robtë u arrit, PS-ja rriti votat, dhe kompensoi dhe komunistët e "socialistët e vërtetë" të kohës së Nanos që s'votuan ose shkuan te Meta, "socialisti i vërtetë", po dallavere si puna jote do të merren me të shkuarën e do të bëjnë sikur s'kuptojnë për të tashmen.

Përgjigjmu dhe ti : Pse nuk i hapi kutitë ai?

Kane votu fiks te njejtet

Kane votu fiks te njejtet njerez si ne 2009, prandaj dhe PD-ja ishte aq e bindur ne rezultatin e vet +/- nje grusht njerezish. Kete e vertetoi dhe Tema me nje foto qe kishte nga numeruesit e PD-se ku konfirmonte ne liste se votuesit e tyre kishin ardhur. Edhe ky argument nuk qendron.

Pse nuk u hapen kutite? Po dihet ajo, nje hajdut i beri shantazh nje hajduti tjeter po interes per te tregu vjedhjen nuk kishte asnjeri.

More po këto listat janë

More po këto listat janë budallallëqe që rrejnë veten këta, se për atë punë kushedi sa veta në fis i kam unë "të deklaruar me PD-në", po ja që s'e votuan.

Partia në pushtet i vjedh në raporte të favorshme për veten, si një raportim i zgjedhjeve të kaluara që kam lexuar tek Dita më duket, e që pranohej se LZHK-së përshembull i merreshin votat 2:1 për PD:PS. S'e marr vesh, pse e ku e ke inatin kaq të madh me Ramën, je kaq njeri i rregullt sa të interesojnë burokracitë, sepse ai zgjedhjet s'i ka humbur, madje dhe këto kanë patur abuzime, që ndoshta do t'i hiqnin dy apo tre deputetë të tjerë PD-së.

Jam dakord me ty në atë që Rama që atëherë duhet të pretendonte për një shumicë 75-77, jo ngushtë në 71-72, megjithatë të thashë, është burokraci sepse me atë që ka bërë për Tiranën e meriton të provohet kryeministër. Nëse del për mut, muti ta marrë me vete.

Respublica, behuni serioz,

Respublica, behuni serioz, mos beni komente alla Zaloshnja (dmth gjithmone te cekta).

Gjithe ky "mega-konkluzion"qe ka plasur neper media eshte mashtrimi dhe keqinformimi i radhes i opinionit publik. Behuni profesional dhe informoni publiku dhe jo dizinformoni.

1. Po mos kuptonte frymen dhe fuqine qe merrte LSI po ti bashkohej kesaj fryme, Meta nuk do nderronte krahun. Pra sikur ta marrim te mireqene qe merita eshte 100% e LSI-se per fitoren, fryma mbetet shkaku paresor.

2. Po spekulohet turpshem sikur gjithe rritja e LSI eshte me vota te PD-se, dhe qe 10% e ka elektorat te vetin LSI. Meta ka bere sulm te piketuar ne funksion te matematikes se ligjit dhe aty ku metamatika ja ka dashur te sulmoje apo bleje vota te PS-se e ka bere. PS ka toleruar sepse nuk i leverdiste sherri brenda llojit para makinerise zgjedhore te Berishes. Aty ku prezenca e forte e LSI ka munguar PS ka bere kerdine mbi PD-ne (Kavaja, Hasi, Shkodra, Durresi, lagjet PD te Tiranes, sa per te permendur disa)

3. Nese LSI do rrinte me PD nje pjese e votuesve te tij do ishin pikesynimi i terheqjes nga ana PS-se. Nderkohe qe Meta nuk do blente dot nga PS sepse ai qe besonte tek PS besonte edhe Rama do ishte kryeministri i ardhshem.

4. Duke bashkuar efektet e argumentit 2. dhe 3. me siper, themi qe Meta ne koaliconin e djathte do merrte vetem 1/2 e votave dhe mandateve qe mori dhe fryma e Rilindjes ne kampin PS, do ishte edhe me e forte. PS-ja do kishte me shume vota, por pa mbrojtjen e duhur per te perballuar makinerine e manipulit te votes.

Jepini Cezarit ate qe eshte e Cezarit. Teknikisht LSI quhet me plote te drejte fituesja e zgjedhjeve, por fitoja kaq e thelle u arrit vetem prej frymes.

Ore këta po merren ftohtë me

Ore këta po merren ftohtë me shifrat, po arsyetojnë vetëm diferencën absolute në rritje të PS-së, pse nuk bëjnë një analizë të hollësishme, sa ishte elektorati që s'votoi në 2009, dhe votoi tani, si në qendrën time të votimit që e dinin që s'kisha votuar, dhe në të njëjtën kohë sa ishin ata që s'kanë votuar, sepse ka shumë PD-istë që s'kanë votuar, ka dhe shumë PS-istë që me bashkimin e Metës, votuan Metën, siç kishte shumë ushtarë të PD-së që votuan Metën, mesin e artë që është gjithmonë në pushtet. Me analiza të ftohta s'bëhet matja, sepse PS-ja, ka patur rritje që ka kompensuar dhe mbeturinat e Nanos, Bellos, Malajt, Kaçit etj. si dhe të pakënaqurit e Erjon Veliajt me 99-shat, po normalisht, fajin e ka gjithmonë Rama për këta, se i hoqi me shkelma nga partia ish-komuniste që themeluan.

Ky që për këta është faj i Ramës, për mua është meritë, e nëse vazhdon me të tjerët si Ruçi e ndonjë kokëbardhë tjetër bravo i qoftë, le të shkojnë hajdutët e parazitët te "Ushtari i panjohur".

Po per frymen e keqe e pata

Po per frymen e keqe e pata dhe une, se per mua nje fryme muti jane si PS, si PD dhe sidomos LSI

E ca ishin ato llogarite 48% me 52% mes te majtes e te djathtes, qe na bere me fole me vete qe 6 muaj?

Lexoji shifrat e plota dhe

Lexoji shifrat e plota dhe mos spekullo Zaloshnja! PS eshte rritur (nuk ka mbetur ne vend), PD ka rene ne rezultat krahasuar me 2009. Nese PS nuk do kish patur LSI ne koalicion do kish arritur rezultat shume here me te larte dhe nese LSI do kish hyre e vetme ne keto zgjedhje apo bashke me cfaredolloj koalicioni tjeter do kish marre shume me pak vota. Koalicioni PS me LSI ka favorizuar LSI dhe ka tkurrur PS dhe kjo jo per shkak te uljes se mbeshtetjes se PS. E kuptoj preferencen e Zaloshnjes per LSI por nje analisti nuk i lejohet ti lexoje rezultatet me syzet partiake!

PS eshte rrit me 0.7% ne rang

PS eshte rrit me 0.7% ne rang kombetar, ose sic do e quanin statisticienet me nje shume shume statistikisht insinjifikante.

LSI ka mbledhur edhe % e

LSI ka mbledhur edhe % e partive te cilat nuk i kthyen votat ne mandate si PSD, PDS, PSV91 etj. Pra ka mrre ne kurriz te partive qe jane poshte LSIse ne renditjen e votave. Por kete Zaloshnja nuk e thote...

Jam nje koleg yti dhe po te

Jam nje koleg yti dhe po te them disa faktore qe as ti as analistet e tjere qe merren me projeksione apo interpretime rezultatesh nuk i llogarisni. E para, ne Shqiperi vidhet vota. Eshte mekat profesional te nxitosh te japesh interpretime pa llogaritur sa eshte vjedhur. Le te biem dakord qe te harrojme per nje cast si eshte votuar (presionin, blerjen e votes, etj.) por te merremi vetem me fletet ne kuti. Ketu vjedhjet me te medha jane bere dhe behen ne numerimin e votave. Ne 2009 pretendojme qe PS ka humbur nderkohe qe eshte bere nje vjedhje kolosale ne numerimin e votave nga ana e PD. E njejta gje ne 2011. Ajo qe ndryshoi kete radhe ishte qendresa e komisionereve socialiste per shkak te rezultatit marramendes te exit-poll te para. Ne zgjedhjet e meparshme shume komisionere te opozites jane dorezuar nga presioni, paraja etj dhe kane dhene fitoren ne tavoline per PD duke dhene shifra zyrtare te ndryshme nga votat ne kuti. Po te numerohej vertet vota ne Shqiperi PD nuk do fitonte as ne 2009 as ne 2011. Duke luajtur me bllofin gjate numerimit PD i ka shtuar me mijera vota vetes per shkak te dorezimit te komisionereve opozitare. Kete radhe zemerimi popullor ishte aq i larte sa kaperceu edhe vjedhjen ne numerim. Nese hipotetikisht PS ka qene gjithmone 55% me 45% me PD, duke bere bllofin e fitores PD ka mundur te permbyse kete rezultat ne favor te saj vetem nga falsifikimi ne numerim. Nuk jam duke folur per votuesit e dubluar, emigrantet qe edhe pse nuk kane qene ne Shqiperi votonin ne menyre misterioze (komuna e Dajcit, Lezhe ku Rrok Rroku ishte viktime e vjedhjes). Te gjitha keto jane mekanizma para numerimit te votave. Te gjitha keto nuk do mjaftonin pa falsifikimin e rezultatit te votave qe jane ne kuti aktualisht. Dhe mjafton te pyesesh komisioneret e numerimit te kuptosh apo te mesosh cfare ndodh me ta. Shprehje si: "Hajde firmos tani ta mbyllim se PD e ka marre kudo nuk ngelet tek firma jote. Me te mire apo te keq ne e morem, ti per veten tende ke familje apo jo, do leke apo jo" kane qene boshti i zgjedhjeve te meparshme. Dalja e rezultateve te para e dogji kete skenar dhe prandaj duket si nje rezultat i papritur. E majta ka votat e veta qe ka pasur gjithmone (nese nuk do ishin vjedhur) plus rritjen e natyrshme te opozites pas 8 vite qeverisje qe shkakton lodhje dhe pakenaqesi sidoqofte. Ajo qe duhet te beje maxhoranca e sotme (jo ajo ne ikje) eshte qe te krijoje kushtet per te patur rezultate te pastra nga manipulimet. Atehere ju kolegu im mund te gjykoni ne baze te numrave dhe te ngrini teorite tuaja statistikore.

IPR marketing, kompania qe

IPR marketing, kompania qe gjeti korrekt rezultatin e 2013, ka gjetur po ashtu ne menyre korrekte rezultatin e 2009, dhe kishte gjetur qe ne Tirane ne 2011 rezultati ndahej me te dhjetat e perqindjes.

Edhe kjo teori nuk qendron!

Zaloshnja. E kuptoj

Zaloshnja. E kuptoj ekzaltimin tend pasi Ilir Skrap-arlliu mori 17 deputete...Me nje fjale doli e keqja me te keqe. Nqs duhet te gezohemi se iku Sala po aq duhet te tmerrohemi se ne dore te kujt do te vije shteti i 40%it. Nje parti ku kryetari dhe av.kryetari kapen ne video duke bere allishverishe me parate e shtetit, nuk meriton te coje 17 depuete ne parlament por se paku 2 hajdute ne fjale ne burg. Por ju keto gjera nuk i thoni dhe per fat te keq mbroni hajdutet dhe i pagezoni per pushtetin apo per ca karrige parlementi qe moren. Kur edhe ju te medias bini ne kete derexhe mjere shtetti. Nuk je vetem ti qe thuan ghera te tilla pa moral rreth LSIse. Degjoja dje e pardje nje "analist" Nazarkon i cili ka lajthitur mesa duket ose e ben per servilizem kur thote se "Meta eshte me i talentuari politikan dhe fitues moral i zgjedhjeve(?!)". Ky eshte kulmi...Ti thuresh lavde hajdutve nuk eshte sherbim per demkoracine...Eshte turp ku u katandis shoqeri qe i behet servile hajdutve? Apo jo Zoti Zaloshnja???

Ta merr mendja qe ka nje

Ta merr mendja qe ka nje justifikim per gjithcka: Berisha!

Por duhet pak me tej Hundes, te cilen e krruajm lehte, kur na krruhet.

Ka nje pikepyetje tjeter te madhe ky vend, e kjo shoqeri ku rrojme:

Qe iku ? dhe erdhi !, okay, se s'kishte si ndodhte ndryshe pas 2x4 vjet President&kryeminister

te Sali Berishes dhe 2xkr Bashkie&kr PS te Edi Rames.

Por askush nuk jep dot nje pergjigje te qarte: Pse u ngjit kaq vetetimshem Ilir Meta?!

Pas emrit te tij renditen natyrshem edhe ? (Berisha) edhe !, (Rama)!

Meqe artikulimet e tij jane thjesht pa asnje mesazh ndryshe, meqe ai nuk thote kurre,

asnje gje te re, vetiu lindin pyetje te tilla si:

A ka Ilir Meta mbeshtetje prej strukturave te vjetra, sic u provua se kishte Berisha deri tani?

Apo populli, po, POPULLI SHQIPTAR ka nostalgji dhe perulje perballe llojit te tij?!

Nuk pritet ndonje analize he per he, se tashme jemi euforike dhe gezimtare,

por e kam fjalin per neser pas neser, kur te nisin ndarjet e kesaj fitore te madhe.

Ilir Meta, mori militantët që

Ilir Meta, mori militantët që fitoi duke i punësuar ose mbajtur në punë gjatë kohës së pushtetit. Kjo erdhi sepse Sala, për shkak të shumicës së dobët u dha aleatëve me deputetë dorë të lirë, dhe këta forcuan ushtrinë e tyre me militantë, që ose zëvendësuan ata të Salës, ose u kthyen nga Sala me këta. Kjo duket që si Meta, dhe Mediu me Idrizin, dy aleatët e tjerë të Salës me deputetë, kanë shtuar votat e tyre, madje Idrizi dyfish. Gjithashtu, Meta mori të pakënaqurit e pastrimit të PS-së, këto stukturat e vjetra që thua ti. Megjithatë më habit besnikëria ushtarake e votuesve të këtyre të treve, s'ma merrte mendja se do të kishin rritje, e sidomos kaq të madhe, Mediu, Idrizi me çamët më dysh, dhe Meta pas lëvizjeve.

Add new comment