Anija po braktiset: PDIU, gati të ikë nga Berisha: Jemi të hapur për një marrëveshje me Ramën e Metën

Lajmin e bën të ditur Sekretari Politik i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Adri Nurellari. Sipas gazetës “DITA” Nurellari ka shprehur gatishmërinë e kësaj partie për të bashkëpunuar në qeverisjen e ardhshme si aleate e PS-së dhe LSI-së. “Ne jemi një parti që edhe përpara zgjedhjeve kemi bërë të qartë se përfaqësojmë një kauzë të caktuar që kërkon gjithnjë prani dhe ndikim në nivele qeverisëse. Nuk kemi ndasi ideologjike me partitë e mëdha dhe përgjithësisht hyrja në koalicion me njërën nga partitë është diktuar nga Kodi Zgjedhor që i masakron partitë që hyjnë të vetme”, është shprehur Nurellari.
I pyetur nëse kjo përgjigje ishte një qëndrim i qartë për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe me koalicionin e majtë ai shtoi se: “Sigurisht që ekziston mundësia për një koalicion të tillë.” Edhe deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri, që është rizgjedhur në Vlorë, dha dje sinjale ndryshimi te kahut: “Ne bashkëpunojmë me të gjithë shqiptarët për të mirën e vendit. Edhe Partia Socialiste shqiptare është, edhe ata shqiptarë janë.” – tha ai.
Zh.
Ne foto: Kryetari i PDK Nard Ndoka, Kryetari i PAA Lufter Xhuveli dhe Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, gjatë ceremonisë së zyrtarizimit të koalicionit të djathtë më 23 prill 2013.
Comments
NUK DUAN TE IKIN NGA SALIU PO

NUK DUAN TE IKIN NGA SALIU PO DUAN TE RRINE NE KARIGET QE AI U DHA.

AS JU BEHET VONE PER ÇESHTJEN ÇAME POR PER KARIGET QE MUND TJU IKIN.KUPTOHET QE KARIGJA KONVERTOHET NE VALUT KASH.SHIKONI DREJTORET QE KISHIN EMRUAR NE PJESEN E PUSHTETIT QE U DHA SALIU.ASNJE ÇAM PO TE TERE SPECIALISTA RJEPJE TE FONDEVE E LEKUT TE POPULLIT E BIZNESIT.

Lind pyetja nga ka dale

Lind pyetja nga ka dale shprehja Cam i pabese ?????

Rama do beje gafe po te

Rama do beje gafe po te tranoje sojin e Shpetim Idrizit ne qeverisje.

Add new comment