Edi Rama, i esëllt dhe i përmbajtur: Gjithë të mirat Berishës në jetën private

Kryetari i Partisë Socialiste mbajti para pak çastesh fjalimin e parë si kryeministër i ardhshëm, përpara një turme të madhe mbështetësish në selinë rozë. Duke theksuar aleancën strategjike me LSI-në, ai deklaroi se fitorja e 23 qershorit është e të gjithëve, dhe ky është vetëm fillimi, i vështirë dhe i mundimshëm, i një procesi të madh transformues drejt destinacioni europian të vendit. Ishte hera e parë që Rama falenderoi kundërshtarin Sali Berisha për çdo shenjë pozitive që ka lënë gjatë qeverisjes së tij, duke bërë një ftesë për hedhje pas krahëve të çdo akuze që ata kanë bërë ndaj njëri-tjetrit. “Shpresoj që historia ta gjykojë atë shumë më objektivisht sesa unë”, tha Rama. Ai e përkufozi veten në detyrën e re, si “kryeshërbëtorin” e njerëzve, dhe i ftoi shqiptarët t’ja kujtojnë këtë në çdo rast. “Askush nuk duhet të ndihet keq dhe i kërcënuar nga pala konkurrente pas këtij rezultati elektoral, qofshin ata në politikë, biznes apo media”, siguroi Rama. Duke pritur fjalimin e Ramës, komentatorët nuk mund të mos vërenin se ai doli në foltore në orën 9.26 të mbrëmjes dhe priti rreth tre minuta për t’u vendosur qetësia (ora 9.29) para se të fliste. Minutat, afërmendsh simbole të numrave të PS-së e LSI-së në fletën e votimit.
Ndërkaq, është lajmëruar nga selia blu, se përfundimisht Berisha do të flasë nesër, në përfundim të plotë të procesit të numërimit.
Re.Pu
Comments
Gjithë të mirat Berishës në

Gjithë të mirat Berishës në jetën private,...po 21 janari do gjykohet?

Lere kete punen e 21 Janarit

Lere kete punen e 21 Janarit tashi.Te shkuara te harruara.Votat i morem ,tani nuk ka rendesi se u vrane kater vete para 2 vjetesh. E kishin edhe pak fajin vete ata te katert se e kishin mishin e bute dhe ja u shpoi plumbi. Pastaj po u hap ky muhabeti i 21 janarit fillojne e kerkojne njerezit llogari edhe per ate kaseten e Metes.Mos na hapni telashe kot ju lutem shume.

Me fal anonim. Te rroje

Me fal anonim. Te rroje ILIRindja pra...

Po pse ti ca pret te dale

Po pse ti ca pret te dale Kryeministri i ardhshem dhe te filloje me fjalet burg, vrasje, rrahje dhe te nxjerre gjoksin si kaposh. Nuk tu neverit ky qe iku, qe e mori pushtetin ne 2005 me shprehjen investime dhe arrestime. Pe ndonje te futej ne burg per korrupsion? Rames keshtu i takon te flasi se tani nuk eshte vetem i pari i socialisteve por i gjithe Shqiperise. Sa per 21 Janarin nuk harrohet ata qe kane gisht do pergjigjen sipas ligjit, eshte pergjegjesi e Rames dhe nuk i shmanget ai.

Duhet te deklaroje se duhet

Duhet te deklaroje se duhet te ndryshosh kushtetuten dhe kodin zgjedhor. Ai duhet te deklaroje se kush ka shkelur ligjet nga te dyja palet do ti duhet te perballet me to dhe jo ti beje fresk Sales qe varu 4 perosna te pafajshem dhe Ilir Hajdutit

Shqiptare e keni zakon te

Shqiptare e keni zakon te paragjykoni cdo gje ,ne nje vend ku nuk punohet(se nuk ka pune)dhe koha eshte me bollek ajo duhet mbushur me fantazite politike te secilit.Ne se flasim per nje shtet te se drejtes ndones kam gati 20 v jet qe jetoj ketej oqeanit,ajo fillon me luften kunder krimit ekonomik,politik,mafioz dhe dy pika kulmore si ajo e Gerdecit dhe 21 Janari nuk mund ti shpetojne udheqjes se re ne Shqiperi.Ketu nuk behet fjale per hakmarrje por per drejetsi ligjore.Shteti eshte shtet dhe bazohet ne ligj,Partite vijne dhe ikin.Ka gjithmone nje kohe per te humbur tha Edi Rama dhe kjo shpreh thelbin e demokracise dhe te rotacionit politik.Shpirti duhet mbajtur larg hakmarrjes por drejtesia do te vije vetvetiu per ata qe kane qeverisur ate vend,fillo nga 1997 dhe te vraret e saj deri ne viktimen e funfit te Lacit.Ka gjithmone nje kohe per te vleresuar dhe per te ndeshkuar,ashtu sic ka gjithmone nje kohe per te harruar dhe injoruar.Historia eshte ajo qe eshte ajo nuk mund te ribehet apo zhbehet.Te shohim ku do ta vendose historia Sali Berishen,jo historianet sherbetore politike.Urime per fitoren e te gjithe shqiptareve nga nje te "perzenet" e Berishes qe gjithsesi jane qindra mijra intelektuale shqiptare ne USA.

Po sikur tha : ska arsye te

Po sikur tha : ska arsye te trembet askush qe nuk ka shkelur ligjin...

Na lodhet me keto qendrime mistrece e kete standart idiotisht dyfish ndaj Rames, e ndaj Berishes. Mos beni sikur po qani dite e nate per te vraret e 21 janarit. Drejtesia mbi figura politike te ketij niveli nuk jane gjera te thjeshta e te shpejta, sidomos ne rrethanat shqiptare... por mos spekulloni me gjoja shperdorimin qe Rama u beri deshmoreve, pasi nuk besoj se ka njeri qe nuk do e ndjente perhere pergjegjesine per kete situate.

Dhe dicka, duroni e uroni qe te ecet ne shtetformim e standarte, pasi person me te pershtatshem, per sot qe flasim, nuk kemi, pavaresisht se vicidolasi ka harxhuar gjithe baterite e tij per te bindur gjithe sklleverit e vete qe Rama eshte antikrishti...

Nuk jam fare dakort me Ramen
Nuk jam fare dakort me Ramen qe i uron gjithe te mirat Berishes ne jeten e tij private. Rama po frikesohet nga pesha e rende e plebishitit, dhe po amniston Saliun. Perkundrazi, tani qe ka pjesen me te madhe te elektoratit me vete duhet ta HETOJE e DENOJE Berishen per vjedhjet, korrupsionin, paaftesine dhe vrasjet! Si ne te gjitha vendet e Lindjes.....vetem ne kete menyre mund te rimekembet Shqiperia, dhe pse jo? Edhe te themelohet Republika e II sic kerkon Mero Baze
E amaundur themelei i

E amaundur themelei i Republikes me Ilir Hajdutin ne krah. Por se pari, duhet te rithemelohet ndergjegja popullore e ketij populli kokebosh qe voton nje parti hajdutesh qe mrr paturpsisht 17 mandate per te "rrezuar" Salen.

Dmth ata kroatet qe e kane

Dmth ata kroatet qe e kane burg ish kryeministrin e tyre jane te gjithe moter....?

Po sllovenet? Po normak qe moter.... i bie te jene?

Po italianet qe e duan ne pranga me cdo kusht Berlusconin? Dogjen 22 vite edhe ata vetem per te luftuar me Berluscen.

Shikojeni Mucin sa eshte i lumtur kur imagjinon Berluscen ne pranga. Cuditerisht nuk e imagjinon Salen ne pranga!

Kryetari i Partisë Socialiste

Kryetari i Partisë Socialiste mbajti para pak çastesh fjalimin e parë si kryeministër i ardhshëm, përpara një turme të madhe mbështetësish në selinë rozë. Duke theksuar aleancën strategjike me LSI-në, ish patericene Sales per 4 vjet, ai deklaroi se fitorja e 23 qershorit është e të gjithëve, edhe e saliut qe mundi me zgjuarsi tja faturoje Meten te majtes...dhe ky është vetëm fillimi. Ishte hera e parë që Rama falenderoi kundërshtarin Sali Berisha për çdo shenjë pozitive që ka lënë gjatë qeverisjes së tij, sidomos falenndertim per Gerdecin dhe 21 janarin qe jane arritjet me te shquara te kesaj qeveria, duke bërë një ftesë për hedhje pas krahëve të çdo akuze që ata kanë bërë ndaj Sali Shpellarit. “Shpresoj që historia ta gjykojë atë shumë më objektivisht sesa unë sepse ai ska bere gje, vetem 4 veta vrau ne shesh kur kish mundesi te vriste 44 apo 444 vete ”, tha Rama. Ai e përkufozi veten në detyrën e re, si “kryeshërbëtorin” e njerëzve, dhe i ftoi shqiptarët t’ja kujtojnë këtë në çdo rast. “Askush nuk duhet të ndihet keq dhe i kërcënuar nga pala konkurrente pas këtij rezultati elektoral, qofshin ata në politikë, biznes apo media”, siguroi Rama. Duke pritur fjalimin e Ramës, komentatorët nuk mund të mos vërenin se ai doli në foltore në orën 9.26 të mbrëmjes dhe priti rreth tre minuta për t’u vendosur qetësia (ora 9.29) para se të fliste. Minutat, afërmendsh simbole të numrave të PS-së e LSI-së në fletën e votimit bashke me simbolin 1, dmth 1 Prilli(ai doli fill i vetem).

Add new comment