Gazeta 55, megjithë trishtimin, e gjen njollën biografike tek “ish bolsheviku” Ajala

Vizita në Tiranë dhe urimi i kreut të Internacionales Socialiste Luis Ajala për fitoren Rama-Meta, nuk i ka shpëtuar gazetës pro-Berisha. Në një koment në sajtin online, 55-a e Fahri Balliut pranon se kostoja e mandatit të dytë për PD-në padyshim që do sillte një rezultat më ulët elektoral nga ai i vitit 2009. Por Edi Rama “duhet të bëjë shumë kujdes me mesazhet që përcjell nëpërmjet njerëzve të Internacionales si një presion ndaj procesit zgjedhor”, thotë 55-a. Aq më tepër përmes Ajalës, “një ish-komunist mbështetës i Bashkimit Sovjetik”. Gazeta nuk ngurron ta quajë fitoren e së majtës më 23 qershor, “një version qesharak të grushtit të shtetit të Fan Nolit më 24 qershor 1924”, qeverinë e të cilit e njohu vetëm Moska sovjetike.
Re.Pu

Comments
Ju ResPublika, e quani 55-ën
<p>Ju ResPublika, e quani 55-ën gazetë, siç e quan kjo fleushka veten. A e dini ju se sa copë shet kjo fletushka në ditë? Jo më shumë se 6 copë. Për pronarin e saj matrapaz ka qenë e rendësishme jo shitja, se ajo kurrë nuk ka funksionuar si biznes, por mjaftonte një copë trakti i 55-ës që çdo ditë të ishte në tavolinën e Berishës "mes kasandrave". Sahanlëpirsit të PPSH, të PD-së, bariut të kopesë 55, rrogat ja paguante Posta Shqiptare e të papunit të ardhshëm, Goresë së..., ndërsa shpenzimet e fëmijve në Lond5r dhe shtepisë botuese ja mbajnë tenderat e rrugës që merr dhe ja jep kunatës për ndertim.</p>
Ky debil i Zerit te Popullut.
Ky debil i Zerit te Popullut. Akoma beson ne berllok.
Aman mos u merrni me keta
<p>Aman mos u merrni me keta loqet e 55 se nuk ja vlejne. Shembelltyra perfekte e perkrahesve te Saliut, njerez qe shajne dhe babane e tyre nga nena per interes. Shpresojme mos te kemi me "gazeta" te tilla ose me qarte qe pushteti mos te mbaje ne biznes me leket e shqiptareve te tille idiota, se po te mos ishte per leket qe marrin nga Berisha keta (ne fakt jane leket tona) nuk e shtyne dot as 2 ore.</p>
Add new comment