Lulëzim Bashës i “ngrin buzëqeshja në buzë”, sfida të reja të vështira e presin

Lulëzim Bashës, numrit dy të Partisë Demokratike, kanakar i Berishës, kandidat i parë dhe i besuari i padiskutueshëm për të marrë drejtimin e PD, i “ngrin buzëqeshja në buzë” jo vetëm se humbi në “limerin” e tij, në Tiranë, si kryebashkiak dhe drejtues i fushatës, jo vetëm se humbi në lagjen e tij ku është lindur dhe rritur si “çun lagjeje”, por se e sheh shumë të zymtë vazhdimin e punës në një klimë tepër të rënduar tashmë për të. E para, se nuk mund të bëjë si të dojë me fondet e qeverisë, tenderat dhe lejet e ndërtimit, të cilat do të jenë nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm të kësaj të fundit dhe, e dyta, se këtej e tutje do ta ketë edhe më të vështirë me Këshillin Bashkiak, tashmë të armatosur edhe moralisht nga fitorja e thellë e koalicionit të majtë.
Shtypi i sotëm, veç Lulëzim Bashës, zë në gojë edhe tronditjen e thellë dhe të pariparueshme të Jozefina Topllit, Sokol Olldashit, Ridvan Bodes dhe një dyzine të tjerë të përkëdhelurish ministra apo deputetë.
Z.H.
Comments
Fodulla te neveritshem!

Fodulla te neveritshem!

I ngrika buzeqeshja

I ngrika buzeqeshja ketij....?!

Po sa buzeqeshje ka ngrire ky, harruat?!

Ky nuk ka ngrire buzeqeshje, ky ka bere qe shume njerezve te mos u qeshë buza gjithe jeten, megjithese vjen i treti a katerti ne renditje pas Saliut-kampion, Shkelzen-Mediut dhe Saliut. (ky ka dy vende, megjithese eshte i njejti person)

Te gjithe keta qe keni

Te gjithe keta qe keni permendur duhet te jene ne burg brenda vitit nqs Edi Rama me vertet kerkon te beje Rilindje. Keta jane hajduterit me te medhenj ne historine e shtetit shqiptar.

Edhe ca plehra te tipit Naim

Edhe ca plehra te tipit Naim Cili e Artan Hoxha duhej te fshiheshin me urgjence nga qarkullimi. Cfare lloj universitetesh duhet te dalin nga laboratoret e tyre, prej te njejtit vend ku dalin edhe politikat gebelsiane te regjimit te Saliut? Qe cdo nate jane ne levizje per te bere te zezen te bardhe.

Largimi i Berishes eshte nje

Largimi i Berishes eshte nje e mire per Shqiperine.

Po tani eshte koha te tregoni edhe sa objektiv jeni vertete. Eshte koha te tregoni se jeni vertete per nje Shqiperi pluraliste, e mbi te gjithe per te treguar se jeni vertete opozitar ne shpirt sic keni pretenduar. A e mbani mend sjelljen e Mucit pas 2005? Besoj se per ndershmeri elektorale e njejta sjellje duhet dhe tani.

"Shkëlqimi dhe rënia e

"Shkëlqimi dhe rënia e kurtizianeve Lule e Xhuzepina" një nga tragjeditë më të përgjakshme po luhet në parajsën e grabitur shqiptare!

Basha mbetet shume zoteri

Basha mbetet shume zoteri perpara fodullekut tuaj prej fitimtari. Shume prej jush po kerkojne burg dhe revansh per nje sere kundershtaresh. Keni fituar vetem zgjedhjet politike dhe jo mandate prej prokuroresh e gjykatesish, pra flisni me kembe ne toke

Add new comment