Sa i paanshëm është exit-polli rrufe i Anzalone-Civitasit

Postuar në 24 Qershor, 2013 04:13

Që në krye të herës, exit poll-i i Anzalone Research, komisionuar nga ojf-ja “Civitas Albania” u etiketua si i të djathtës. Etiketim tendencioz? Jo dhe aq, kur mëson se kreu i Civitas-it, Endrit Reka (i dyti nga e majta në foto), ka qenë një ndër katër kandidatët e mazhorancës për kryetar të KQZ-së, refuzuar nga deputetët socialistë në komisionin e ligjeve, nën arsyetimin e mungesës së përvojës për këtë post. Një vështrim i shpejtë në sajtin e kësaj organizate, ku jepen edhe shifrat e exit-pollit në fjalë, nxjerr edhe opinionin më të freskët të publikuar aty, në fund të muajit maj. Titulli “101 paralelizmat e Edi Ramës me Hitlerin”, autori Kastriot Myftaraj. Sa për shifrat e fundit të exit pollit Anzalone-Civitas, ato flasin për 48% në rang kombëtar për koalicionin e djathtë në rang kombëtar, dhe 46% për të majtën.   

A.K.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po per paralelizmat e Berishes me Stalinin dhe Hoxhen nuk ka gje ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.