Suksesi dhe katastrofa historike Rrëshen-Kalimash

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 04:54
Gjergj Erebara

Shqiptarët, pothuajse e kanë harruar segmentin Rrëshen-Kalimash, 60 kilometra autostradë mes maleve që kushtoi 1 miliard euro dhe që u pagua pothuajse tërësisht me borxhe. Ajo rrugë u konsiderua me të drejtë si një sipërmarrje historike. Askush nuk mund të besonte në vitin 2006 në një sipërmarrje të tillë. Megjithatë ajo u bë. Qeveria thithi gjithçka kishte para në vend, mori kredi me interesa marramendëse në tregun ndërkombëtar dhe kushtëzoi gjithçka që të kryente një përurim të pjesshëm të veprës dy ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.

Për ironi, çdokush që shtronte pyetje elementare mbi kostot, u akuzua si armik i kombit. Një zyrtare e Bankës Botërore që nuk shihte logjikë ekonomike në një sipërmarrje të tillë, akuzohej se mbronte interesat e fqinjëve të paidentifikuar që ishin kundër rrugës së shqiptarëve. Kryeekonomisti i Bankës Botërore që i tha qeverisë diçka që dihet nga të gjithë, se një vend i varfër nuk mund të përballojë borxh në nivelin 60 për qind të PBB-së, u sulmua gjithashtu si armik.

Ky sukses historik tashmë po jep frytet e veta. Jo siç deklaronte qeveria në rritjen e mirëqenies së shqiptarëve, por përmes rritjes së borxhit publik, humbjes së aftësisë kredituese të bankave për ekonominë private, rritjes së taksave dhe përballjes së vendit me një krizë buxhetore. Një logjikë kundërfaktuale tregon se në mungesë të 1 miliard eurove të hedhura në malet e Mirditës, vendi do të kishte sot borxh publik 10 për qind të PBB-së më të ulët, pra 50 për qind nga 60 që e ka. Bankat do të qenë detyruar të vijonin kreditimin e sektorit privat në një vend që ka ende uri për kredi për investime, shtëpi apo makina. Rritja ekonomike do të vijonte.

Si për të mbyllur një nismë që shkoi përtej imagjinatës së ekonomistëve, qeveria vendosi dje ta japë rrugën me koncesion. Projekti madhështor dhe historik me koston e saj marramendëse, jo vetëm që nuk po nxjerr fitime për të shlyer veten e vet, por nuk po nxjerr para as për të garantuar një mirëmbajtje të zakonshme.

Qeveria shqiptare ka bërë të ditur tashmë se ka si plan rezervë t’i drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërsa ekonomia nuk rritet dhe qeveria ka ezauruar edhe hapësirën që kishte për rritjen e akcizave, kostoja e borxhit publik rëndon më shumë. Thirrja për ndihmë te FMN është më shumë një larje duarsh. Qeveria duhet të tregojë përgjegjësinë e saj ndaj vendit me të njëjtin pasion siç nxitoi të merrte meritat historike.

Ajo duhet t’i thotë shqiptarëve të vërtetën. Se e ndërtoi rrugën me borxhe që shqiptarët duhet t’i paguajnë. Se ua rriti pagat dhe pensionet në vitin 2009 për t’i marrë votat, por kjo rritje pagash u mbulua gjithashtu me borxh që po shqiptarët do ta paguajnë. Deri më sot duket se është e gatshme të bëjë shumë pak dhe shumë vonë. Vendimi për të mos shpërndarë bonus për pensionistët është i drejtë, pavarësisht se i dhimbshëm dhe duket se nuk mjafton për të stabilizuar financat e vendit dhe për t’u kthyer te rritja ekonomike.

Thirrja në ndihmë e FMN-së për të bërë diçka që vetë qeveria mund ta bëjë, është më shumë një tentativë për të hequr nga vetja përgjegjësinë. Nuk do të jetë qeveria ajo që do të rrisë taksat për të paguar borxhet që ka marrë, por do të jetë FMN-ja.

Borxhi publik është problemi i parë dhe i fundit i vendit. Gjithmonë është e dhimbshme të marrësh masa për ta ulur, (e dhimbshme politikisht), por nuk ka rrugë tjetër.

Marrë nga Shqip

Comments

Submitted by zefiri (not verified) on

Nuk e di pse ka kaq perputhje dhe dashuri mes Shqip,ResPulica,Top-Kanal,Shekulli etj.etj. PSSH DHE EDI RAMES gjithashtu.

Submitted by J.D. (not verified) on

O Zefiro, pse nuk merresh me faktet e shkrimit por me etiketime? Shkrimi jep argumente për disa vendime që janë marrë, e ti ia fut kodra pas bregut.

Submitted by reforma (not verified) on

Politizimi i ceshtjes nuk te con asgjekundi! Borxhet ngelen, fjalet i merr era! Ashtu sic ngelet fakti se ndertimi i rruges, ne vetvete nje sipermarrje gjigande, eshte nje lapsus nga pikpamja ekonomike. Edhe sikur te pranojme se nuk eshte vjedhur asnje euro, mbetet fakti qe kjo rruge nuk sjell te ardhurat fantastike qe jane premtuar.

Nje piramide ne shkretetire!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Në qoftëse nukë mësojmë që ti shtrijmë këmbët sa kemi jorganin nukë kemi për të bërë prokopi sa për shëmbull shikoni Geqinë, Italinë ,Spanjën dhe me radhë dhe në qoftëse duam të ndërtojmë një ndërtesë me borxh që ta shlyejmë do na duhen disa breza me mirë të mos ta ndërtojmë dhe ti lëmë lojërat e patriotizmit ka thënë një fjalë të mënçur zotiNgjela që ai që është patriot nukë ka nevojë për rugë po vjenë në këmbë dhe ka ardhur koha që 2+2=4 dhe kurë të dalin politikanët mos të bëjnë politikë si Murati

Submitted by Genti (not verified) on

Te ndertosh rrugen e Kombit eshte veper patriotike por  ta vjedhesh e te besh korrupsion gjigand me te  eshte  jo vetem kriminale por edhe tredheti kombetare. Kombit i duhen rruge qe kane justifikim ekonomik dhe jo rruge "MONUMENT KULTURE" qe shqiptaret qe e ndertuan me taksat e tyre tani duhet ta paguajne qe ta perdorin. Atyre qe shperdorojne ekonomine kombetare duhet tu priten duart e te mos sillen me pasurine e popullit si me pronat e babait megjithse edhe pronat e tyre i kane te grabitura. Poshte kjo politike kusaresh.

Submitted by ervin (not verified) on

nuk e kuptoj dot logjiken se ndertimi i nje vepre madhore te infrastruktures con ne tkurrje ekonomike. Ashtu si nuk e kuptoj dot se perse Shqiperia duhet te je te e shkeputur nga konteksi ekonomik europian kur i behet nje gjykim ecurise ekonomike. Vetem ketu tek ne kerkohet heqja e TVSH-se nderkohe qe vende europiane si Italia e kane rritur dhe mbi 20%. Vazhdojme te mbetemi te vecante ne llojin tone dhe te izoluar ne mentalitet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.