Adriatik Kelmendi denoncon pyetjen: A je shqiptar, a kosovar, a mysliman (a katolik...)?!

Postuar në 23 Qershor, 2013 10:26

A je shqiptar, a kosovar, a mysliman (a katolik...)?! Sipas Adriatik Kelmendit, kolumnist i Kohws Ditore, ka njerëz që e bëjnë këtë pyetje “irrituese” dhe me këtë imponojnë “agjenda të kota, të lehta, populiste e sipërfaqësore, dhe jo si ato që kërkojnë punë e angazhim të drejtpërdrejtë, për të hequr dy vendet tona nga fundi i indekseve të zeza të Evropës”.

Sipas Kelmendit që ka shkruar një artikull me titull “Debatet tona atë shpifura: o shqiptar, o Kosovar, o mysliman”, kjo “përpjekje e shpifur” vetëm sa “çon ujë në mullinjtë e atyre që as ia duan të mirën shqiptarëve në përgjithësi, e as përcaktimit të tyre fetar e tolerancës, diçka për të cilën gjithnjë jemi krenuarë”.

Dhe ecën më tej: “Shumica e banorëve të Kosovës u përkasin të gjitha këtyre tipizimeve identitare. Janë shqiptarë me etni, me gjuhë, kanë traditë shqiptare, doke shqiptare... Janë kosovarë me shtetësi, qytetar e banor i shtetit të Kosovës. Janë myslimanë në masën më të madhe, por kjo ka të bëjë vetëm me përkatësinë fetare, dhe që s’ka përse të lidhet me atë etnike e shtetërore….”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.kohaditore.com/?page=1,9,149962

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by aliu (not verified) on

<p>Kosovaret jane populli me injorant i ballkanit ,Zgjuarsija e tyre nuk shkon me shume se ajo e hoxhes se fshatit dhe e te parit te fisit te tyre shpellarit sali .</p>

Submitted by Kosovari (not verified) on

<p>Aliu, ke ndonje kriter per matjen e zgjuarsise ? apo i ke rezultate shkencore keto ? hahah.</p>

Submitted by ARBEN X VLORE (not verified) on

<p>Ti Ali nga keto qe shkruan dukesh goxha i zgjuar. Pothuaj ja kalon hoxhes se lagjes..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.