Arvizu: Votoni, që të zgjidhni udhëheqësin e ardhshëm. Sequi: Të punojmë së bashku për zgjedhje të mira

Arvizu dhe Sequi kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë mesazhe inkurajuese për zgjedhjet.
Arvizu ka shfrytëzuar 1 vjetorin e krijimit të nismës “Act Now”, për të thënë përmes një video-mesazhi në Facebook: “Të dielën, në 23 qershor, shqiptarët në mbarë vendin do t'iu drejtohen kutive të votimit dhe do të angazhohen realisht në aktin më të rëndësishëm të nismës ACT Now!, që është të shprehurit e rolit të tyre, dhe dhënia e votës së tyre për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm”.
“Dhe, siç e kam thënë dhe më parë, ka qenë diçka që na ka ngrohur zemrën të gjithëve ne këtu në Ambasadë, kur kemi parë se si kjo ide ka arritur të prekë imagjinatën e njerëzve, dhe se si njerëzit e kanë përqafuar atë ide me entuziazëm. Në mbarë vendin, ne kemi parë nisma, të medha e të vogla, që i kanë afruar njerëzit ndaj njeri-tjetrit, i kanë bërë bashkë ata, në një frymë shprese, optimizmi dhe pozitiviteti, të cilat, në të vërtetë, përfaqësojnë pikërisht nismën ACT Now!
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Ettore Sequi ka përshëndetur ardhjen e Eduard Kukan në Tiranë duke dërguar një cicërimë (tweet): “Të punojmë së bashku për zgjedhje të mira. Të punojmë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.“
Ne.Su.
Comments
Ky Sequi dhe (deleted) e

Ky Sequi dhe (deleted) e tjera te Europes, qe padyshim e kane lyer doren ne kete corben e Berishes, filluan te njenjten gjuhe si me 2009, 2011: te punojme per zgjedhje me te mira. Cfare do te thote. Keta kane 23 vjet qe tallen me duke justifikuar veten e tyre dhe mbrojtur Berishen

Populli duhet te marre ne duart e veta fatet e tij ashtu si thote Arvizu. Shkoni dhe votoni: zgjedhja eshte e qarte. Merrni ne dore fatet tuaja.

Per ata banditet e Berishes do to keshilloja te qendrojne larg zullumeve, kete here kupa eshte mbushur dhe nuk ka burre nene qe ti fali me per mekatet dhe krimet e tyre

Votoni per nje Shqiperi me te mire

Votoni Sali Berishen. Vota

Votoni Sali Berishen. Vota fitohet , nuk dhurohet nga ambasadoret.

Add new comment