Kosovë, askush nuk e di se për çfarë janë marrë vesh Thaçi me Daçiç, as komisioni parlamentar për punët e brendshme

Në komisionin parlamentar të Kosovës për punët e brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, nuk kanë ndonjë informatë zyrtare se për çfarë janë marrë vesh realisht kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç në lidhje me policinë, gjykatën dhe zgjedhjet lokale, njofton Top Channel. Kjo mungesë transparence është së pari një tregues negativ i shoqërisë së “hapur” të re kosovare.
Anëtarët e komisionit dhe kryetari, Ahmet Isufi, thanë se janë në pritje të informatave zyrtare. Më herët ishte paralajmëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi se rreth 150 pjestarë të strukturave të sigurisë së Serbisë që veprojnë në veri të Kosovës do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, dhe Isufi tha se do të ketë verifikim në momentin kur duhet të integrohen serbët të cilët do të jenë pjesë e administratës e qeverisë. Krejt ndryshe e mendon Vetëvendosje, që përmes deputetit të vet Selimi tha se: “100 apo 1000 policë të MUP-it brenda Policisë së Kosovës është thjesht mosshuarje e institucioneve paralele të sigurisë së Serbisë në Kosovë. Ata vetëm ndërrojnë mënyrën e këtyre institucioneve, por jo qëllimin, për shkak se qëllimi është kundër shtetit të Kosovës”.
Ne.Su.
Comments
Aman mor veç te merren vesht,
<p>Aman mor veç te merren vesht, se me mosmarrveshtje nuk bahet asgja.</p>
Add new comment