Largimi i Arvizu-së lidhet me fundin e mandatit të tij; nuk ka lidhje me zgjedhjet

“SHBA-të e emërojnë ambasadorin e ri të tyre në Tiranë, pasuesin e Arvizu-së, para zgjedhjeve”, thuhej në titullin e gazetës Panorama, që për raportimin e vet i referohej një burimi në Ministrinë tonë të Jashtme. Por në fakt, kjo ‘rokadë’ nuk duket se ka lidhje me zgjedhjet. Dhe e vërteta është se - nëse zgjedhjet nuk zgjasin më shumë se një a dy muaj – ambasadori amerikan deri në fund të zgjedhjeve do ta ketë emrin Alexander Arvizu. Donald Lu është ende kandidat për ambasador. Praktikisht ai do të jetë ambasadori i ri, pasi nuk ka asgjë që të bëhet pengesë në këtë mes, por procedura e emërimit është ende në fillimin e vet. Emri i tij i ka ardhur për ‘miratim” ministrisë sonë të jashtme, e cila nuk ka pritur asnjë sekondë për ta dhënë ok-in, e më pas për t’ua përcjellë lajmin gazetave.
Pas kësaj, pritet që Donald Lu të paraqitet në Senatin amerikan, në një hearing procedurial, pas të cilit ai merr zyrtarisht emërimin. Kjo procedurë kërkon disa muaj, meqë Senati fillon pushimet verore në 4 korrik. Ndërkohë zgjedhjet do jenë mbyllur.
Shkurt, ikja e Arvizusë nuk ka lidhje me zgjedhjet.
Re.Pu.
Comments
E keni gabim zoteri. Kur
<p>E keni gabim zoteri. Kur vjen emri per "agrement " sic quhet ne gjuhen diplomati , ambasadori e k marre miratimin nga Senati. Presidenti i propozon, i miraton senati dhe pastaj kalojne per agreement ne vendet perkatese. Te pakten kjo eshte procedura zyrtare... se besoj se ka ndryshuar ne kete rast. Pak kerkim tregon qe Lu e ka kaluar kete procedure .</p>
Mire o Muc, mire, po lexo pak
<p>Mire o Muc, mire, po lexo pak komentet tek "Panorama" per kete shkrim.</p><p>Te gjithe te Saliut(qe duken menjehere) e kane bindje se Arvizu eshte hequr per sjellje jo te mire ndaj komandantit te tyre. Shikon ku arrin puna me kete milet?!</p>
Add new comment