Zyrtarja e Dept. Të Shtetit për llogari të Podesta-s në Tiranë, duke shkelur ligjin amerikan

Top Channel ka zbuluar që një ish-punonjëse e Departamentit të Shtetit, Bay Fang (në foto), është tashmë në Shqipëri por për llogari të Podesta-s. Pasi ka lënë punën në Departament me 3 qershor, ajo është dërguar me urgjencë në Shqipëri, në një kohë kur kishte nisur fushata elektorale dhe marrëdhëniet mes kryeministrit Berisha dhe kryediplomatit amerikan, Arvizu, kanë hyrë në një klimë të acartë.
Ardhja e saj në Tiranë ngre një sërë pikëpyetjesh për Bay Fang dhe vetë Departamentin Amerikan të Shtetit si ish-punëdhënës i Fang, raporton Muhamet Veliu për TCH. Detyra që ka marrë Fang nga punëdhënësi i ri, Toni Podesta, është një konflikt interesi dhe në kundërshtim me ligjet amerikane për nëpunësit shtetërorë që lënë detyrat shtetërore. Ky ligj njihet si “one-year cooling-off period” (një periudhë prej një viti ftohje) dhe thotë: “Një vit ndalesë përfaqësimi, ndihme apo këshillim të qeverive apo partive politike të huaja në praktikat ndërkombëtare me qëllim influencimin e një vendimi të marrë nga agjencitë e Departamentit Amerikan. Por nuk ka ndalesë në këshillimin e një korporate ndërkombëtare për qëllime komerciale”.
Deri tani Departamenti i Shtetit nuk i është përgjigjur interesimit të Top Channel, por jozyrtarisht televizioni ka marrë vesh se kjo çështje po diskutohet.
k.c.
Comments
I kane qepur letrat dhe do i
<p>I kane qepur letrat dhe do i bejne deklarimet qe mos te kete njeri si ta kape se ajo nuk ka ardhur me koken e vet!</p>
Add new comment