Ambasadorit Alexandër Arvizu së shpejti i mbaron mandati, në vend të tij do të jetë Donald Lu

Postuar në 21 Qershor, 2013 12:00

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e përfundon mandatin e tij në fund të muajit korrik ose në fillim të muajit gusht kur edhe pritet të largohet nga Shqipëria.

Vendin e ambasadorit Arvizu si i dërguari i SHBA në vendin tonë, mësohet se do ta zërë Donald Lu, i cili aktualisht shërben si ambasador në Nju Dehli të Indisë.

Alexandër Arvizu e nisi mandatin e tij në Shqipëri në vitin 2010, në vend të John Withers.

Kush është Lu?

Lu u bashkua me Shërbimin e Jashtëm Shtetet e Bashkuara në vitin 1990 dhe ka mbajtur poste në Pakistan, Indi, Gjeorgjia, Kirgistani, Azerbajxhani dhe Uashingtonit. Më parë ai është emëruar Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Nju Delhi, ku ka shërbyer si i ngarkuar me punë dhe Zëvendës Shefi i Misionit për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Azerbajxhan nga 4 korrik 2009 deri në korrik 2010, kur zyra e ambasadorit në Azerbajxhan nuk kishte qenë e plotësuar ende.

Zh.

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Lu fillon mandatin ne dhjetor. Eshte nje tjeter kukull ne duart e Podestes.Ka qene asistent i Wisner.Opozita dhe populli nuk duhet te frikesohet nga gangsteret me kollare te Berishes. Ne si popull &nbsp;mund ti japim Berishes te njejtin fund si te Gedafit. E djela ne darke dhe e gjithe java tjeter eshte shume e rendesishme per fatet e kombit tone. Pres qe drejtuesit e PS mos e lejne popullin ne balte kesaj here por te luftojne bashke me ne per te mbrojtur cdo vote &nbsp;madje edhe me jeten e tyre.</p>

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Pakistan, Indi, Gjeorgjia, Kirgistan, Azerbajxhan dhe se fundi .... Albanistan!!!</p>

Submitted by ervin (not verified) on

<p>Nqs e ke emrin Andreastan normal qe dhe Shqiperia te duket si Albanistan por sa per te ngushtuar paksa shtratin e injorances tende gjeopolitike India eshte nje nga vendet me ritme zhvillimi ekonomik sh te larta nderkohe qe Azerbajxhani me kryeqytetin e vet Baku nuk ka te krahasuar me Tiranen e bajlozit tend Rama qe e nxiu me ndertimet e veta vjelleritese aq sa do te ngrinin nga varri J.P. Sartre-in te shkruante pjesen e dyte te kryevepres se tij &quot;Neveria&quot;. Sa per probleme ka kudo ne cdo shtet te botes por mos e nxini realitetin me teper sesa eshte i zi ne te vertete. Vendi yne quhet Shqiperi me nje kryeminister shekullor vertet por impotentopozita juaj nuk ka kellqe ta shkule dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe kombetare. Por gjithesesi Shqiperia nuk eshte vetem politike sot shoku albanistanez pra mos na fut ne nje thes me stanet e tjera.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.