OSBE dhe KiE, thirrje deri në ndërgjegje KQZ –së: Bëni detyrën, repektoni vullnetin e zgjedhësve!

Postuar në 21 Qershor, 2013 09:54

Deklarata është publikuar sot, dy ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit në faqen zyrtare të Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe është firmosur nga Roberto Battelli, kreu i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, João Soares, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Luca Volontè, kreu i delegacionit vëzhgues të Këshillit të Europës.

 “Ne i bëjmë thirrje anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces elektoral të qetë. Institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të funksionojë i ndarë nga politika, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve të respektohet nga të gjitha forcat politike dhe të implementohet nga autoritetet.   Kundërshtitë ligjore nuk duhet të pengojnë punën e vështirë dhe kritike të institucioneve demokratike-" thuhet në deklaratën e përbashkët të kreut të delegacionit të misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, ai i Parlamentit të OSBE-së, si dhe kreu i delegacionit të vëzhguesve të Këshillit Europian.

Zh.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>I paskan bere thirrje ndergjegjes se anetareve te KQZ? Eshte njesoj si t&#39;i&nbsp;besh thirrje&nbsp;majmunit te mos haje morrat e vet!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.