Rama-Meta në një konferencë “sintezë” për shtypin

Postuar në 21 Qershor, 2013 07:33

U mor vesh se konferenca për shtypin e Ramës e Metës së bashku nuk ka pasur lidhje me ndonjë klimë momentale të fushatës. Ajo kish formën e një konference sintezë, në të cilën ata kanë përcjellë mesazhet e fundit, e mbi të gjitha mesazhin e një aleance që do të funksionojë dhe nesër, pas zgjedhjeve, në çdo rrethanë.

Konferenca ishte e toneve të qeta, nuk pati denoncime, nuk u përmend kundërshtari (Meta në dy raste iu referua si “zoti Berisha” në përgjigje të pyetjes lidhur me një aleancë të mundshme mes tij e Berishës pas zgjedhjeve), dhe u përsërit një apel i përbashkët për të votuar opozitën. Meta nënvizoi se opozita do të marrë 80 mandate (77-80, ishte shifra e dhënë nga Rama). Po Meta, pasi theksoi qartë se “historia e bashkëpunimit me Berishën është njëherë e mirë e mbyllur”, la të kuptohet se pas zgjedhjeve, kjo aleancë e tyre do të zgjerohet më tej. E ka pasur fjalën për partinë e Bamir Topit? Apo për ndonjë aleat të sotëm të Berishës? Kjo gjë nuk u saktësua nga ai, ndonëse gazetarët e cytën që ta sqaronte.

Rama donte të shkurajonte përpjekjet e opozitës për të festuar para kohe. Ai përcolli idenë se beteja s’ka mbaruar akoma, se vota duhet mbrojtur, se secili opozitar duhet ta dyfishojë votën e tij duke marrë me vete dhe një votues tjetër. Ai e përkufizoi 2-3 herë LSI-në si aleat strategjik.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by tenda (not verified) on

<p>Shume mire qe dolen te dy bashke, diten e fundit para &quot;heshtjes elektorale&quot;. Ka zgjedhes qe nuk kane vendosur akoma dhe qe nuk jane nje tufe dele qe shkojne pas kryetarit. Dhe kur shikojne keto te dy bashke do ta kene me te qarte cfare duhet te bejne me 23 qershor.</p>

Submitted by A (not verified) on

<p>Po me siguri do të votojnë Salën, që kur doli për krahu me Kastriot Islamin.</p>

Submitted by Agimi (not verified) on

<p>Po kur jane kaq te sigurte qe kapin 80 mandate pse kjo thirrje e deshperuar per te votuar vete, per te marre per dore prinderit, shokun etj? N uk e kuptoj, nje cike kontradikte me duket mua.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.