Meta jep garanci për luajalitet pas zgjedhor me PS-në

Postuar në 20 Qershor, 2013 16:43

Përgjigja e Berishës për agjencinë austriake të lajmeve APA, se pas zgjedhjeve nuk e përjashton një koalicion me Metën (“është një çështje, për të cilën duhet folur pas zgjedhjeve”, tha ai), është marrë si një diversion nga ana e Metës. Në mos si diversion, është marrë prej tij si një lëvizje për ta zhvleftësuar si një faktor opozitar përpara zgjedhjeve. Dhe Meta i aka dhënë përgjigjen nga Berati “i tij”:

“Dje kryeministri që po ikën, deklaroi se nuk përjashtonte koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Unë si djali juaj në radhë të parë dua t’i jap një përgjigje këtu nga Berati që Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Meta përjashtojmë çdo mundësi koalicioni me një qeveri, dhe një kryeministër që tentoi të vërë dorë përsëri pas 23 vjetësh mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi të drejtën e shqiptarëve për të votuar në mënyrë të lirë dhe demokratike, të një njeriu që i pati të gjitha mundësitë që të largohet me dinjitet dhe ta pranojë humbjen me dinjitet. Ne jemi të përcaktuar me Aleancën për Shqipërinë Evropiane.”

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Përgjigja e Berishës për agjencinë austriake të lajmeve APA, se pas zgjedhjeve nuk e përjashton një koalicion me Metën (&ldquo;është një çështje, për të cilën duhet folur pas zgjedhjeve&rdquo;, tha ai), nuk është marrë si një diversion nga ana e Metës por si mundesi reale si me 2009 kur Meta kishte mohuar kategorikisht koalicion me Sali Gerdecin. Në mos si diversion, është marrë prej tij si një lëvizje për ta vleftësuar pozitivisht si një faktor &quot;opozitar&quot; përpara zgjedhjeve. Dhe Meta i aka dhënë përgjigjen nga Berati &ldquo;i tij&rdquo;:</p><p>&ldquo;Tani kjo pune dihet qe kja kemi me hile PSse duke u hequr si opozite gjoja. Unë si djali juaj në radhë të parë dua t&rsquo;i jap një përgjigje këtu nga Berati që Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Meta jmei gati&nbsp;çdo mundësi koalicioni me një qeveri, dhe një kryeministër që&nbsp; na dha 20 % te pushtetit edhe pse kishim vetem 4 deputete. Ne jemi të përcaktuar qarte: aleance parazgjedhore me Aleancën për Shqipërinë Evropiane dhe aleance paszgjedhore me doktor Sali Gerdecin per te formuar qeverine e integrimit nr2. Sic ka thene edhe shoku Arvizu, Saliu eshte burre shteti dhe nbe i qendrojme marrveshjeve me burrat e shtetit&rdquo;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.