BBC: Pakënaqësi e madhe me qeverinë e Berishës në Shqipëri; PS, 9 pikë përpara PD-së

Gjigandi britanik, BBC, sjell për lexuesit e saj sot një rubrikë me pyetje - përgjigje në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Në lidhje me pyetjen se a do të jenë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme, BBC thotë se çështja kryesore qëndron tek KQZ-së, që po operon pa opozitën. Po ashtu theksohet se opozita ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e listës së votuesve. Socialistët thonë se ka mbi 25 mijë dublikata dhe 352 mijë votues nuk kanë një adresë të saktë.
Pyetjes se çfarë thonë sondazhet, BBC përgjigjet duke theksuar se një sondazh i bërë në maj, me 1600 të pyetur, e vendos koalicionin e PS-së në avantazh me 49 përqind në krahasim me koalicionin e PD-së me 40 përqind. “Sondazhi tregon edhe 60 përqind mosaprovim për qeverinë e Berishës, 17 përqind thonë se janë deri diku të kënaqur me të dhe vetëm 7 përqind janë të kënaqur”.
BBC thekson po ashtu se ka edhe një apati të gjerë pasi një sondazh tjetër në maj tregon se 49.5 përqind e votuesve kanë pak interes për fushatën zgjedhore dhe 17.9 përqind thonë se nuk janë të interesuar fare.
Zh.
Mw tepwr nw linkun: http://gazetadita.al/bbc-ne-shqiperi-ka-nje-pakenaqesi-te-madhe-me-qeverine-e-berishes-ps-9-pike-perpara-pd-se/
Comments
Votat i numeron Baca.
<p>Votat i numeron Baca.</p>
Add new comment