Emigrantët e Greqisë do të votojnë “Rilindjen”, thotë Erion Veliaj, kam besim se kam punuar me ta

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Erion Veliaj, iu është “qepur me bukë në torbë” emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke zhvilluar me ta shumë takime. Dhe nuk ka dalë pa gjë, shumë prej tyre janë nisur drejt Shqipërisë jo vetëm për të votuar këtu, por edhe duke votuar për Partinë Socialiste.
“Motra dhe vëllezër kjo është hera e fundit që ju stërmundoheni duke udhëtuar drejt qyteteve tuaja të lindjes për të votuar sepse qeveria e Partisë Socialiste do të garantojë të drejtën e votës në vendet ku ju tashmë keni ndërtuar jetët tuaja. Ju do të jeni aksionerë në qeverinë e ardhshme”, ka thënë Veliaj në takimet me emigrantët shqiptarë në Kallamata, Mesina, Veria dhe Athinë.
“Prej ditës së hënë emigrantët kanë nisur të kthehen drejt vendit tonë për të votuar masivisht skuadrën e “Rilindjes” dhe çelur një faqe të re në historinë e zhvillimit të Shqipërisë, thuhet në një njoftim të shtabit të Veliajt.
Zh.

Comments
Shko mer mbushu ti po trego
<p>Shko mer mbushu ti po trego si e bleve ate super vilen me leket e Mjaftit</p>
Detyrimisht qe emigrantet
<p>Detyrimisht  qe  emigrantet  do  vine  te  votojne por, Veliaj  jo  se  ka  bere  pune  te  mire  por  xhepi  i  tij  duke  paguar  dhe  vene  ne  dispozicion  autobuse  per  emigrantet  qe  te  vijne  e  te  votojne.Qesharake  eshte  fakti  qe  Erjoni  me  shoke  thone  qe PD  po  paguan  emigrantet  nga  Italia  qe  te  vijne  e  te  votojne  bile  akuzojne  edhe  Bell Air  se  eshte  vene  ne  dispozicion  te  PD dhe  qe  po  ofron  bileta  falas  per  emigrantet  qe  te  vijne  e te  votojne, dhe  nga  ana  tjeter  bejne  te  njejten  gje  si PD.Lume  e  det  e  kocimare  themi  ne  ketej  nga  laberia  dhe  turp  per  keta  dhe  per  vete  emigrantet  qe  pranojne  te  ulin  veten  per  pese  lek  te  qelbura  qe  ju  afrohen  nga  te  dyja  krahet  e  politikes.</p>
Kam frike se vetem se PS
<p> </p><p>Kam frike se vetem se PS perfaqesohet nga ky individ i dyshimte, emigrantet do te votojne PD-ne.</p>
Add new comment