Moda e re e protestës në Turqi: Njerëz me pamje "të topitur" nëpër sheshe

Postuar në 18 Qershor, 2013 05:54

Mund ta shihni në foto. Quhet Erdem Gunduz. Është koreograf. Ka qëndruar për gati 6 orë pa lëvizur, në sheshin Taksim, pasi ky shesh ishte zbrazur me dhunë nga policia e Erdoganit. Dhe këto foto të tijat kanë fituar vëmendjen e gjithë mediave të botës. Ai është vetëm aty, i heshtur, me duar në xhepa, më këmishën të lëshuar, me çantën e shpinës të hedhur në tokë, me pamje të topitur (por një topitje që demonstron vendosmëri), dhe me vështrimin e fiksuar në një pikë, ku duket një portret i Ataturkut dhe disa flamuj të Turqisë. Kjo pamje duket sikur në këtë moment vlen më tepër se një turmë prej qindra mijra vetësh. Duket sikur thotë: “Qeveria mund të ushtrojë dhunë ndaj turmës, por nuk ka ç’më bën mua, që jam i vogël, i pambrojtur, i dobët. Unë jam më i fortë se qeveria. Këtu më keni.”

Të tjerët e kanë parë “atë robin”, por fillimisht e kanë marrë për ndonjë leshko. Dhe me t’u ftilluar për atë që po ndodhte, zunë t’i aviteshin e ta imitonin. Grupi “i njerëzve të palëvizshëm” u bë i madh, aq sa tërhoqi vëmendjen e policisë, që menjëherë i arrestoi që të gjithë, tok me Erdem Gunduz-in. Ky i fundit është i ndaluar, por tanimë gjesti i tij është bërë popullor. Në të gjitha qytetet e Turqisë gjen njerëz që ndalojnë në mes të një rruge a sheshi për minuta, ndoshta orë, të tëra, dhe imitojnë statujat e palëvizshme.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by U.S.A (not verified) on

<p>Ne te gjitha forumet e botes perendimore shembulli i rinise dhe intelektualeve turq eshte duartrokitur dhe ngritur lart si nje shembull unik. Me mijera shkruajne neper forumet e blogjet e gazetave amerikane, angleze, franceze, spanjole e italiane qe Turqia po i ndriçon rrugen Botes sesi mund te permbyset nje diktature me maske demokracie e mbi germadhat e saj te ndertohet nje rend i ri shoqeror, ku paraja dhe ekonomia kane vlere minimale.</p><p>Erdem Gunduz sapo dha nje shembull sublim sesi nje njeri i zgjuar e me ide, poshteron nje shtet tiran, pa dhune, pa perleshje, pa fjale, por me nje kembengulje te pashembullt. Mbajeni mend: ky njeri inteligjent do te emulohet ne çdo cep te shtypur te globit!</p><p>Shqiptare, mesoni nga ky popull i mrekullueshem qe po habit mbare Boten!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.